7.5 C
Tirana

Tragjedi/ Çifti pëson aksident pasi festoi Shën Valentinin, kjo është 20-vjeçarja që humbi jetën, ndërsa i fejuari i saj..

0

Kjo që shihni në foto është 20-vjeçarja Megi Xhetani që humbi jetën pak pas mesnatës në një aksident tragjik në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd, në afërsi të fshatit Pishkash.

20-vjeçarja, së bashku me partnerin e saj, 34-vjeçarin Zef Sinani kishin dalë për të festuar 14 Shkurtin

Por, fatkeqësisht festa për çiftin e sapo fejuar u kthye në tragjedi. Automjeti tip Benz që po udhëtonin dy të rinjtë u përplas me një kamion që drejtohej nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Nga aksidenti humbi jetën Megi Xhetani dhe u plagos rëndë i fejuari i saj. I plagosuri ndodhet në gjendje kritike në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë qarkullimi i automjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara./vizion+/

Bien sërish monedhat e huaja, ja cfarë ndodhi sot me kursin e këmbimit..

0

Sot, më 15 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 93.8 lekë dhe shitet me 95.1 lekë.

Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet 99.4 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104 lekë, ndërsa në shitje me 105 lekë.

Paundi britanik blihet me 118.2 lekë dhe shitet me 119.2 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 66 lekë, ndërsa në shitje me 67.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Këto janë 5 vendet më të rrezikshme në tokë, mund të mos ktheheni të gjallë nëse shkoni

Bota është e mbushur me peizazhe mahnitëse, por disa prej tyre mbajnë kushte kaq ekstreme sa mbijetesa bëhet pothuajse e pamundur. Nga temperaturat e nxehta deri te mjediset toksike, këto pesë vende dallohen si disa nga më të rrezikshmet në planet.

Shkretëtira e Danakilit, Etiopi


Ky është një nga vendet më ekstreme të Tokës. Me temperatura që kalojnë 50°C, aktivitet vullkanik të vazhdueshëm dhe gazra toksikë që dalin nga toka, Shkretëtira e Danakilit, është një ferr në Tokë. Peizazhi është kaq i pabesueshëm sa duket si sipërfaqja e një planeti tjetër. Gjeologjia e saj është unike, me liqene të acidit sulfurik, gaz helmues dhe pishina me lavë të nxehtë. Megjithatë, disa grupe nomadësh kanë arritur të adaptohen në këtë mjedis ekstrem, edhe pse me vështirësi të mëdha. Shkencëtarët studiojnë këtë rajon për të kuptuar më mirë kufijtë e jetës në Tokë dhe mundësinë e ekzistencës së saj në planetët e tjerë.

Ishulli i Queimada Grande, Brazil


Rreth 35 kilometra nga bregu i São Paulo, Brazil, ndodhet Ishulli i Queimada Grande, gjithashtu i njohur si Ishulli i Gjarpërinjve. Ky territor i vogël është shtëpia e një prej gjarpërinjve më helmues në botë: Bothrops insularis, një lloj gjarpri i cili mund të shkaktojë nekrozë të rëndë dhe madje vdekje brenda disa orësh nga kafshimi i tij. Mendohet se në ishull ka nga një deri në pesë gjarpërinj për metër katror. Për shkak të këtij rreziku ekstrem, Marina e Brazilit ka ndaluar hyrjen e publikut, duke lejuar vetëm shkencëtarët me leje speciale. Megjithatë, rrezikshmëria e saj është e pamohueshme, dhe ishulli ka një rol të rëndësishëm në ekosistem, pasi gjarpërinjtë janë evoluar pa predatoren natyrore dhe helmi i tyre është studiuar për zhvillimin e mundshëm të ilaçeve.

Ishulli i Sentinelit të Veriut, Indi


Në zemër të Oqeanit Indian, ky ishull është pjesë e arkipelagut të Andaman dhe është shtëpia e sentinelasve, një fis që ka jetuar i izoluar për mijëra vjet dhe që refuzon çdo kontakt me botën e jashtme. Ata mendohet se janë një nga grupet e fundit të njeriut që nuk janë kontaktuar ende me civilizimin. Çdo përpjekje për t’u afruar është përballur me dhunë, e cila ka çuar qeverinë indiane të ndalojë hyrjen në ishull plotësisht. Rreziku nuk vjen vetëm nga mjedisi natyror i ishullit, me pyje të dendura, valë të trazuar dhe burime të kufizuara, por edhe nga vetë banorët. Në vitin 2018, një misionar amerikan u mundua të arrinte ishullin dhe u vra me shigjeta përpara se të arrinte të krijonte kontakt. Mendohet se sentinelasit kanë jetuar të izoluar për më shumë se 60.000 vjet dhe çdo ndërveprim me të huaj mund të i ekspozojë ata ndaj rreziqeve të mëdha.

Kusta e Eskeletëve, Namibi


E vendosur në bregun atlantik të Namibisë, ky rajon është një peizazh makth: mjegulla të dendura, erëra të forta dhe ujëra të rrezikshme e kanë kthyer këtë pjesë të bregut në një varrezë anijesh. Gjatë shekujve, shumë anije janë fundosur këtu për shkak të kushteve ekstreme të oqeanit dhe mungesës së dukshmërisë, duke lënë pas shpërndarje të mbetjeve të anijeve dhe të ekuipazheve që mbetën të bllokuara në një shkretëtirë të pamëshirshme. Emri “Kusta e Eskeletëve” nuk është vetëm për shkak të fundosjeve, por edhe për numrin e madh të mbetjeve të balenave dhe kafshëve të tjera detarë që janë shpërndarë përgjatë bregut. Përveç kësaj, zona është e banuar nga grabitqarë si hienat dhe luanët të adaptuar në jetën e shkretëtirës, duke e bërë këtë vend edhe më të rrezikshëm për ata që guxojnë të futen.

Oimiakón, Rusi


Në pjesën lindore të Rusisë ndodhet Oimiakón, një vend i vogël që mban rekordin për të qenë vendi i banuar më i ftohtë në planet. Në vitin 1933, aty u regjistrua një temperaturë prej -67,7ºC, duke e bërë këtë vend një sfidë të vazhdueshme për mbijetesën. I ftohti ekstrem ngrin lëkurën brenda disa minutash dhe e bën jetën e përditshme jashtëzakonisht të vështirë. Makinat duhet të mbeten gjithmonë të ndezura për të shmangur ngrirjen e motorëve, dhe toka është e mbuluar përherë nga akulli, duke e bërë bujqësinë të pamundur. Megjithatë, rreth 500 njerëz jetojnë në Oimiakón.

Këto pesë vende tregojnë se Toka ka cepa ku jeta njerëzore është pothuajse e pamundur. Megjithatë, ato gjithashtu përfaqësojnë një sfidë për shkencën dhe natyrën, duke treguar se si disa organizma kanë arritur të adaptohen në kushte që dukeshin të pamundura për jetën./a2/

E tmerrshme, peshkaqeni copëton turisten që u përpoq t’i bënte një foto (Video)

0

Një turiste u sulmua nga një peshkaqen në një plazh të Karaibeve, duke rezultuar në humbjen e të dy krahëve.

Turistja kanadeze po shijonte momente të pakujdesshme në ishujt Turks dhe Kaikos në Karaibe, kur pësoi një sulm të rënda nga një peshkaqen.

Gruaja po notonte e shkujdesur në ujërat e cekëta teksa po përpiqej të fotografonte peshkaqenin, raportojnë mediat lokale.

Dëshmitarët okularë thanë se familja e gruas ishte afër në atë kohë dhe se burri i saj u përpoq me guxim ta largonte peshkaqenin që ta kafshonte përsëri.

Po si ja bëni? Moderatori shokohet nga përgjigja e pensionisit: Hamë vetëm.. (Video)

Moderatori dhe degjuesit kanë mbetur te shokuar nga hallet e këtij pensionist i cili bën apel për ndidhmë..

Ai thote se kane punuar tërë jetën dhe marrin një pension qesharak. Zotëra thote se nuk kane femije qe ti ndihmojnë si dhe eshte i sëmure me ilace.

Kur moderatori e pyet si ia bëni, ai thote qe hamë vetëm makarona, na ngelen ne bark makaronat..

Degjoni videon me poshte..

“I kërkoj ndjesë Presidentit por..”, Fevziu: Këta janë 3 njerëzit më të fuqishëm në Shqipëri

0

Teksa në emisionin “Opinion” në Tv Klan po diskutohej në lidhje me hetimet e SPAK, drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu ka thënë se sipas tij, 3 janë njerëzit më të fuqishëm në Shqipëri.

Fevziu i ka kërkuar falje Presidentit të Republikës kur tha se Kryeministri, Kryetari i Opozitës dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës janë 3 njerëzit më me pushtet në vend

Sali Berisha: Altin Dumani asnjë vlerë nuk ka. Altin Dumani ka të drejtë se çfarë vendos, prokurori i SPAK as që e pyet fare Altin Dumanin. Dumani ka 2 mundësi, të marrë vetë çështjet, ose të japë mendimet, t’i dërgojë në gjykatë mendimet e tij. Altin Dumani nuk dha asnjë mendim për djegësin e Tiranës. 13 herë citon Ahmetajn për djegësin e Tiranës dhe nuk dha asnjë fjalë të vetme për Veliajn. A dëgjove se djall u bë Ols Dado dhe i lavdëruar u bë Altin Dumani?

Blendi Fevziu: 3 janë njerëzit më të fuqishëm në vend. I kërkoj falje Presidentit të Republikës, por 3 janë: Kryeministri, Kryetari i Opozitës dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Moti i keq në Itali/ Rrugët kthehen në lumenj, shpëtohen dhjetëra banorë të bllokuar në banesa dhe makina (VIDEO)

0

Moti i keq goditi mbrëmë ishullin Elba, i cili ndodhet përballë bregdetit të Toskanës. Zjarrfikësit janë mobilizuar menjëherë për të shpëtuar dhjetëra banorë, të cilët nuk kanë mundur të largohen nga banesat e tyre pasi niveli i ujit u rrit shpejt për shkak të shiut të pandërprerë.

Spitali i ishullit u mbyll për shkak të rrugëve të përmbytura, ndërsa shumë makina u përfshinë nga ujërat e vrullshëm. Njëzet e tetë shoferë, të bllokuar brenda makinave të tyre, u shpëtuan falë ndihmës së zjarrfikësve dhe anëtarëve të Mbrojtjes Civile.

Një shkollë kërcimi, e cila strehonte nëntë fëmijë dhe tre mësues, u evakuua gjithashtu, si dhe një piceri. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Kryebashkiaku u kërkoi banorëve të shmangin udhëtimet, ndërsa shkollat ​​në ishullin Elba do të qëndrojnë të mbyllura deri të hënën.

Hati i tregon ndjekësve arsyen e “ndarjes” nga Jashari, nuk ndal lotët, video merr miliona shikime..

0

Hatixhja dhe Jashari janë një nga çiftet më të komentuara kohët e fundit.

Por,një postim i Hatixhes bëri që ndjekësit të mendojnë për një ndarje mes tyre.

Ajo për ta bërë edhe më të besueshëm këtë postim, ndau disa video ku shihet se ishte e shoqëruar nga Jashari, ku ne sfond thuhet “Harrom”.

Nën postimin e saj, shkruan “Nisi me t’pëlqy edhe tjetra”.

Nuk dihet akoma nese jane ndarë apo jo pasi ne nje koment bashkeshorti i saj shkruan se nuk janë ndarë

@__hatiii

♬ Originalton – L

Plane për fundjavë? Ja cfarë pritet ditën e shtunë dhe ditën të dielë sipas sinoptikanes..

0

Vranësirat kanë mbizotëruar gjatë gjithë javës, por edhe fundjava do të mbizotërohet nga vranësirat dhe reshjet e shiut, sipas sinoptikanëve. 

“Do të kemi zhvillim të vranësirave dhe rebeshe shiu në dy skaje. Pra, edhe në jug edhe në veri do të kemi rebeshe shiu. Më pak reshje do të ketë në zonat qendrore dhe dita e shtunë të mbetet e paqëndrueshme, sidomos në orët e paradites. Duke filluar që në pjesën e dytë të së shtunës dhe ditën e dielë do të kemi dobësim të ndjeshëm të sistemit të vranësirave duke sjellë ndërprerje të reshjeve. Dita e dielë do të jetë pa reshje, por vranësirat do ti kemi prezente”, tha Lajda Porja.

Temperaturat do të vijojnë të jenë tipike të muajit Shkurt me vlera minimale që zbresin dhe në -1 apo -2 gradë zero, ndërsa vlerat maksimale do të qëndrojnë në 15 apo 16 gradë Celius.

“Mëngjeset janë zero apo -1 gradë në zonat verilindore në qarkun e Dibrës dhe maksimalet janë rreth vlerës 16 gradë. Temperaturat do të thoja tipike të Shkurtit, dita e dielë do të sjellë një rënie të tyre dhe në fakt do ti paraprihet e diela dhe java tjetër e cila do të jetë pa reshje, por sërish do të jetë ftohtë. Kështu që tiparet e dimrit ne do ti përjetojmë ende përsa i përket Shkurtit të paktën për tre apo katër ditët e tjera”, tha Porja.

Edhe java e ardhshme pritet të jetë e ftohtë, por pa reshje shiu.

Ndryshon kursi i këmbimit, java mbyllet me rënie për Euron dhe Dollarin..

0

Sot, më 14 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 96 lekë.

Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet 99.5 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104 lekë, ndërsa në shitje me 105 lekë.

Paundi britanik blihet me 118 lekë dhe shitet me 119 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 66 lekë, ndërsa në shitje me 67.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për monedhat e huaja: