Moti i keq në Itali/ Rrugët kthehen në lumenj, shpëtohen dhjetëra banorë të bllokuar në banesa dhe makina (VIDEO)

Moti i keq goditi mbrëmë ishullin Elba, i cili ndodhet përballë bregdetit të Toskanës. Zjarrfikësit janë mobilizuar menjëherë për të shpëtuar dhjetëra banorë, të cilët nuk kanë mundur të largohen nga banesat e tyre pasi niveli i ujit u rrit shpejt për shkak të shiut të pandërprerë.

Spitali i ishullit u mbyll për shkak të rrugëve të përmbytura, ndërsa shumë makina u përfshinë nga ujërat e vrullshëm. Njëzet e tetë shoferë, të bllokuar brenda makinave të tyre, u shpëtuan falë ndihmës së zjarrfikësve dhe anëtarëve të Mbrojtjes Civile.

Një shkollë kërcimi, e cila strehonte nëntë fëmijë dhe tre mësues, u evakuua gjithashtu, si dhe një piceri. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Kryebashkiaku u kërkoi banorëve të shmangin udhëtimet, ndërsa shkollat ​​në ishullin Elba do të qëndrojnë të mbyllura deri të hënën.

- Advertisement -

Rritje e fortë e Euros. Ndodh e papritura në kursin e këmbimit..

Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rritje të fortë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye...

Çfarë po ndodh? BE thirrje familjeve evropiane të mbajnë rezerva ushqimore për 72 orë

Komisioni publikoi një plan me 30 hapa për t’u përballur me kërcënimet e shtuara, përfshirë agresionin rus. Bashkimi Europian ka propozuar që familjet të krijojnë...

Ndryshon parashikimi i Motit, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sinoptikania Tanja Porja ka treguar cfarë pritet me motin ne 5 ditët në vijim, nga e premtja deri të marten. Ajo paralajmëroi se nga nesër...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.