Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të flasë nesër, në orën 09:00, për hetimin që Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur ndaj deputetes socialiste Klotilda Bushka. Në një postim të shpërndarë në Facebook, Rama ka njoftuar gjithashtu se do të jetë live për të diskutuar mbi akuzat që janë ngritur ndaj deputetes së tij.
Klotilda Bushka akuzohet nga ¸se ka penguar hetimin dhe ka fshirë provat, duke asgjësuar telefonin e shtetases Ina Goxhaj, e cila ishte thirrur nga SPAK për të dhënë deklaratën e saj. Ky hetim ka krijuar reagime të forta në skenën politike, ndërsa Rama ka shpërndarë edhe reagimin e deputetes Bushka në rrjetet sociale.
Kryeministri ka bërë të ditur se do të japë më shumë informacion dhe do të sqarojë zhvillimet lidhur me këtë çështje, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe të drejtësisë në çdo proces hetimor.
Pritet që deklarata e tij të hënën të jetë e ndjekur me shumë interes nga opinioni publik dhe mediat, duke qenë se çështja ka marrë jehonë të gjerë në rrethin politik dhe të drejtësisë.