8.5 C
Tirana

Rritet Euro, bie Dollari, cfarë po ndodh sot me kursin e këmbimit..

0

Sot, më 13 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 96 lekë.

Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104 lekë, ndërsa në shitje me 105 lekë.

Paundi britanik blihet me 117.9 lekë dhe shitet me 119.2 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 66.2 lekë, ndërsa në shitje me 67.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

“E kam dashur gjithë jetën” Rudina Magjistari ndan momentin e trishtë nga fëmijëria..

Motrat janë shoqet që nuk i zgjedhim, por vijnë si një dhuratë në jetën tonë për të ndarë ditët e bukura e të vështira. Vajzat që kanë motra e konsiderojnë veten me fat siç janë të ftuarat e ditës në programin “Rudina” në Tv Klan, Aida Baro dhe Enkeleida Zeko.

Por për ato që s’e kanë pasur mundësinë të kenë krah tyre një shoqe të ngushtë jete, mbetet gjithnjë një dëshirë. Moderatorja Rudina Magjistari hyn pikërisht në këtë grup, edhe pse tani që është nënë e një vajze ndihet e plotësuar.

Rudina Magjistari: Të na tregojnë pak historitë dhe marrëdhëniet e tyre Aida dhe Enkeleida duke pasur motra  dhe pastaj dëshirën e madhe të Teutës që bashkohet me timen për të pasur motër, por tani  që kam vajzë ndihem e plotësuar pa diskutim shumë, por gjithë jetën e kam pasur dëshirën për të pasur motër, patjetër.

Më tej, Magjistari përmendi edhe një moment që e trishtonte disi për faktin që s’kishte motër.

Rudina Magjistari: Momenti më i trishtë për mua ishte kur mbaronte loja në darkë dhe na thërrisnin prindërit për t’u kthyer në shtëpi. Ata që ishin me vëllezër, me motra shkonin  bashkë dhe ti ktheheshe vetëm. Për mua ishte moment disi i trishtë le të themi, pastaj kalonte se ti kishe aktivitete të tjera, por ishte një moment.

E rëndë në Tiranë/ Pacienti hidhet nga spitali i “Sanatoriumit”, humb jetën në vend

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një 75-vjeçar ka ndërruar.

75-vjeçari u hodh nga ndërtesa e spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe i dha fund jetës. Viktima ishte pacient i spitalit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rastit.

Ndiheni të lodhur edhe pse keni fjetur mjaft? Ekspertët tregojnë 9 arsyet që do t’ju trembin me atë që po ndodh me ju!

Nëse ndiheni sikur energjitë tuaja janë gjithmonë në një nivel të ulët, pavarësisht se keni fjetur mjaftueshëm, atëherë mbani mend se nuk jeni të vetëm.

Një hulumtim i kryer në fillim të këtij viti zbuloi se një në tetë britanikë ndihen gjithmonë të lodhur. Por nuk është çudi që të ndodhë kështu.

Me rritjen e kostos së jetesës dhe motin në dimër, ka shumë arsye për të mos u rrethuar nga një ndjenjë pozitiviteti, shkruan The Sun.

Ekspertët kanë renditur disa arsye, nga mungesa e vitaminës B12 dhe lëvizjes, ja pse keni “zero energji në rezervuar”!.

1. Ju duhet pak B12

“Energjia” e qelizave tuaja, kanë nevojë për vitaminat e grupit B për të gjeneruar energji,” shpjegon Eli Brecher, Nutritionist dhe Themelues i Eli Brecher Nutrition.

Ushqimet e pasura me B12 përfshijnë mishin, peshkun dhe vezët.

2. Nuk jeni parë me rrezet e diellit

Tani është sezoni i dimrit, dielli del me kursim ose ka ditë që nuk del fare. Dhe mund të ju bëjë mjaft depresiv kjo situatë, por nga pikëpamja e ushqyerjes, kjo mungesë e dritës së diellit do të thotë më pak vitaminë D në trup.

“Nëse e gjeni veten që keni nevojë për një rritje të vazhdueshme të energjisë, nivelet tuaja të vitaminës D mund të jenë jo optimale”, thotë ekspertja Eli.

“Për shkak të mungesës së dritës së diellit, Shëndeti Publik në Angli rekomandon që të gjithë duhet të marrin një suplement ditor të vitaminës D prej të paktën 10 ug midis tetorit dhe marsit.”

Eli shton se sasi të vogla të vitaminës D mund të gjenden në disa ushqime, duke përfshirë të verdhat e vezëve, kërpudha, salmon, sardelet dhe ushqime të fortifikuara si drithërat.

3. Duhet të kontrolloni nivelet e sheqerit në gjak

Sheqeri në gjak – glukoza që qarkullon në gjakun tuaj – siguron energji për qelizat tuaja.

«Duhet të rritet pak pas një vakti të ekuilibruar dhe pastaj gradualisht të zbresë»,—thotë Eli.

Megjithatë, ajo shpjegon se kur konsumojmë një vakt të lehtë të bazuar kryesisht në karbohidrate/sheqer – pa proteina, yndyrna dhe fibra – kjo shkakton një rritje të sheqerit në gjak.

“Rënia e sheqerit në gjak mund të çojë në rënie të energjisë, dhimbje koke, luhatje humori dhe dëshira. Sigurohuni që çdo vakt të përmbajë të tre makronutrientët – proteina, karbohidrate dhe yndyra – si dhe një burim fibrash.

Zgjidhni karbohidrate komplekse si orizi i errët, tërshëra, hikërror, quinoa dhe patatja e ëmbël.

4. Keni shtuar peshë
Nëse keni shtuar disa kilogramë, kjo mund të bëjë që të ndiheni pak më të lodhur se normalisht, sipas këshilltares ushqyese të Bio-Kult, Kim Parker.

“Shtimi në peshë mund të na bëjë të ndihemi më të lodhur dhe më pak të motivuar për të kryer aktivitet fizik” shpjegon Kim.

5. Orari i vakteve nuk është i rregullt

“Koha e vakteve dhe snackeve mund të mbështesë tretjen e rregullt, ekuilibrin e sheqerit në gjak dhe rrjedhimisht nivelet e energjisë”, thotë Kim.

Ju mund të hani në intervale të rregullta gjatë gjithë ditës dhe duke shmangur ushqimet me përmbajtje të lartë sheqeri si ëmbëlsira dhe biskota.

“Këto fillimisht rritin nivelet e sheqerit në gjak dhe të energjisë, por më pas ai bie përsëri shumë shpejt (si një slitë me rul), duke na lënë të uritur për më shumë ushqime ose pije me energji brenda disa orëve.”

6. Zorrët tuaja nuk janë të lumtura

“Jo vetëm që bakteret tona të dobishme të zorrëve luajnë një rol të rëndësishëm për të ndihmuar në mbështetjen e tretjes dhe imunitetit të shëndetshëm, ato gjithashtu na ofrojnë lëndë ushqyese shtesë si vitamina B dhe acide yndyrore të cilat janë thelbësore për prodhimin e energjisë. ”, thotë Kim.

“Ndihmoni zorrët tuaja dhe nivelet e energjisë duke ngrënë ushqime të fermentuara tradicionale si lakër turshi, kos natyral dhe kefir ose duke marrë një suplement prebiotik”.

7. Nuk jeni mjaftueshëm aktiv

Kim shpjegon se ka prova që sugjerojnë se të qenit fizikisht aktiv mund të nxisë energjinë dhe të reduktojë lodhjen.

“Ushtrimi jashtë mund të na ndihmojë gjithashtu të ndiejmë më shumë energji, falë dritës natyrale të ditës.”

8. Orari juaj i gjumit është i çrregullt

“Një model i rregullt gjumi mund të mbështesë gjithashtu nivele të dobishme të energjisë, ndaj mos mendoni se është numri i orëve të gjumit që diktojnë nivelet tuaja të energjisë”, zbulon Kim.

Sigurohuni që të keni një rutinë të rregullt dhe përpiquni të zgjoheni brenda të njëjtës orë çdo ditë.

9. Keni mungesë magnezi

“Magnezi është një mineral kyç për mbështetjen e sistemit nervor dhe prodhimin e energjisë në trup”, thotë Eli.

“Mungesa e magnezit mund të çojë në lodhje dhe nivele të ulëta të energjisë dhe është bërë më e zakonshme vitet e fundit si rezultat i bujqësisë me kimikate që ka varfëruar tokën me magnez.”/ Përktheu Panorama

Jo vetëm zemra, dhimbja në gjoks, mund të jetë simptomë e një tjetër sëmundjeje. Askush nuk është imun..

Depresioni është një çrregullim mendor i zakonshëm i karakterizuar nga trishtimi i vazhdueshëm dhe mungesa e interesit ose kënaqësisë në aktivitetet e mëparshme të këndshme. Përveç humorit të keq dhe lodhjes, sjell dhe mosfunksionim social, nuk do të largohet vetvetiu dhe ka nevojë për trajtim. Fatkeqësisht, shkalla e vetëvrasjeve në mesin e atyre që vuajnë nga depresioni është e lartë. Mesatarisht, deri në 15% e njerëzve me depresion përfundojnë jetën e tyre me vetëvrasje, dhe vlerësohet se deri në 30% e njerëzve me depresion kanë mendime vetëvrasëse.

Askush nuk është imun ndaj depresionit, është e gabuar të besosh se dikush që ka një jetë në dukje të lumtur nuk mund të jetë në depresion. Depresioni prek të gjitha sferat e jetës dhe njerëzit e të gjitha moshave. Vlerësohet se rreth 44 milionë evropianë vuajnë nga depresioni. Ngjarjet e jetës si fatkeqësitë e fëmijërisë, humbja dhe papunësia kontribuojnë në zhvillimin e depresionit.

Përveç kësaj, pandemia ka rritur më tej problemet mendore dhe numrin e njerëzve që vuajnë nga depresioni, të cilët shpesh nuk e njohin atë dhe nuk e trajtojnë atë. Ankthi është zakonisht shenja e parë që tregon se diçka nuk shkon, por depresioni shoqërohet me disa simptoma fizike që do të ishte mirë t’i kontrolloni me një mjek. Sipas WebMD, këtu janë shenjat fizike të depresionit:

Vështirësi për të fjetur

Problemet e gjumit janë të zakonshme tek njerëzit që janë në depresion. Rreth dy të tretat e atyre që vuajnë nga depresioni flenë keq, nuk mund të flenë, zgjohen natën apo edhe flenë shumë.

Dhimbje gjoksi

Zakonisht është një shenjë e problemeve të zemrës, mushkërive ose stomakut. Por ndonjëherë është edhe simptomë e depresionit. Nëse ndjeni dhimbje gjoksi, shkoni patjetër te mjeku dhe nëse ai përjashton problemet e zemrës dhe mushkërive, mos harroni shëndetin tuaj mendor. Në të njëjtën kohë, depresioni mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Njerëzit që kanë pasur një atak në zemër kanë më shumë gjasa të jenë në depresion.

Lodhje dhe rraskapitje

Nëse ndiheni aq të lodhur sa nuk keni energji për detyrat e përditshme, edhe kur flini apo pushoni, mund të jetë një shenjë se jeni në depresion.

Dhimbje të muskujve dhe kyçeve

Kur jetoni me dhimbje kronike, rreziku i depresionit rritet. Depresioni gjithashtu mund të çojë në dhimbje, sepse të dy gjendjet ndajnë lajmëtarë kimikë në tru. Njerëzit që janë në depresion kanë tre herë më shumë gjasa të vuajnë nga dhimbje kronike.

Probleme me tretjen

Truri dhe sistemi tretës janë të lidhur, kështu që shumë prej nesh kanë dhimbje stomaku ose nauze kur jemi të stresuar ose të shqetësuar. Depresioni dhe si mund të shkaktojë nauze, dispepsi, diarre ose kapsllëk.

Dhimbje koke

Një studim tregon se njerëzit me depresion kanë tre herë më shumë gjasa të kenë migrenë, dhe njerëzit me migrenë kanë pesë herë më shumë gjasa të bëhen depresivë.

Ndryshime në oreks ose në peshë

Depresioni shoqërohet me çrregullime të të ngrënit si bulimia, anoreksia ose ngrënia e tepërt. Disa njerëz nuk kanë oreks kur bien në depresion, ndërsa të tjerë nuk mund të ndalojnë së ngrëni. Rezultati mund të jetë shtim në peshë ose humbje peshe, e cila mund të shoqërohet me mungesë energjie.

Dhimbje shpine

Njerëzit që janë në depresion mund të kenë katër herë më shumë gjasa të zhvillojnë dhimbje të forta, të qafës ose shpinës që do të ndërhyjnë ndjeshëm në funksionimin e përditshëm.

Nervozizmi

Nëse jeni nervoz për ditë ose javë, depresioni është një shkak i mundshëm. Burrat kanë më shumë gjasa se gratë të jenë nervoz kur janë në depresion.

Probleme seksuale

Nëse jeni në depresion, ka shumë mundësi që të humbni interesin për seksin. Disa barna me recetë që trajtojnë depresionin mund të ndikojnë gjithashtu në dëshirën seksuale./vizionplus.tv

‘Tallen me mua! S’më vjen turp për veshjen time, kaq mundësi kanë prindërit’! Zbardhet letra e 17-vjeçares që shkroi para se të vetëvritej..

0

Gjirokastra u trondit dy ditë më parë nga vetëvrasja e 17-vjeçares, Irsa Muçollari, për shkak të bullizmit të vazhdueshëm që e reja përjetonte nga shoqëria e saj në shkollë.

Në ditën që ajo kishtë marrë vendimin për t’i dhënë fund jetës, Irsa ishte larguar 3 herë nga shkolla dhe ishte nisur për në shtëpi, ku çdo herë brenda në banesë kishte qenë babai i saj.

Ajo ka vrarë veten në dhomën e saj ndërsa pas ka lënë një letër ku shkruante se askush nuk e afron dhe se të gjithë e tallin për paraqitjen e saj.

“O Zot, perse po vuaj keshtu valle? Une jam kjo qe jam, dhe miqte dhe shoket kerkoj te me respektojne. Por ata tallen me mua. Une ndihem kaq e vetmuar dhe e mbytur ne vetmine time. Nuk me vjen turp per veshjen time. Kaq mundesi kane prinderit e mij, babi im qe kujdeset aq shume per mua aq sa dhe mami. Po perse u dashkam te jem kaq e veçuar? Ku te ankohem? Kujt t’i drejtohem? Kujt t’ja hap zemren time? Tek askush nuk kam besim. Madje as tek psikologia ndonese jam hapur. Perse u dashka te vuaj? Valle kjo eshte jeta?”, shkruante 17-vjeçarja.

Irsa Muçollari e ka shkruar këtë letër në anglisht dhe e kishte fshehur në kapakun e celularit të saj.

Kjo letër ka hedhur dritë mbi arsyet e tmerrshme që çuan 17-vjeçaren drejt marrjes së këtij akti ekstrem.

Tashmë autoritetet kanë marrë dëshmitë e të gjithë stafit të gjimanazit “Siri Shapllo” ku studionte 17-vjeçarja si të gjithë shoqërinë e saj.

Rama i ashpër me organet e drejtësisë: Nuk jemi hunj gardhi, nga sot e tutje do të ..

0

Kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste nuk do të qëndrojë pa kritikuar punën e organeve të reja të drejtësisë, pavarësisht se mbështet punën e saj.

“Dua ta bëj shumë të qartë që qëndrimi ynë lidhur me mbështetjen pa rezerva, lidhur me mbështetjen ndaj çdo procesi ndaj institucioneve të reja të drejtësisë, të cilat kanë detyrën të bëjnë luftë pa kompromis kundër korrupsionit, mbetet qëndrim I pandryshuar. Ajo që ndryshon është që ne kemi detyrën të kontribuojmë jo thjesht me mbështetjen e padiskutueshme institucionale dhe politike ndaj institucioneve të reja të drejtësisë, por edhe me opinionet tona në mënyrë që pavarësia e panegociueshme e prokurorëve e gjykatësve të jetë sa më e lidhur me profesionalizmin dhe garantimin e standardeve demokratike. Në të kundërt biem në një situatë që ngjan më shumë me të shkuarën se sa me të ardhmen. Sepse diktaturë apo republikë hetuesish, Shqipëria ka pasur në të shkuarën. Kjo është republikë parlamentare, ku pushtetet janë të pavarura”, tha Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS.

Sipas tij, sot në debatin publik ka vetëm dy palë: “Njëra që duartroket dhe brohoret sa herë që shfaqet “gijotina”. Sipas asaj pale të gjithë janë për burg, për litar, për t’u vrarë dhe tjetra është pala që sulmon në mënyrë banditeske organet e reja të drejtësisë dhe që shënjestron me “libër shipe” prokurorët dhe gjykatësit që bëjnë punën e tyre, duke filluar nga drejtuesi i SPAK-ut, i cili ka gjithë mbështetjen dhe solidaritetin tonë për sa i përket gjithë baltës që ka marrë dhe merr familjarisht. Por mungon një palë konstruktive që duhet të jetë garantë e pavarësisë së gjyqësorit, por duhet të jetë edhe garantë e lirive dhe të drejtave e standardeve demokratike. Sepse siç thashë, përndryshe biem në kurthin e të kaluarës”.

“Për mua është e pakonceptueshme që kryetarja e komisionit të ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë, pa hyrë fare në meritën e çështjes, pa marrë parasysh nëse ka akuza në atë “roman” 400-faqësh, e merr vesh nga televizori dhe gazetarët specialë. Se kemi Prokurori Speciale, Gjykatë Speciale dhe gazetarë specialë. Kjo forcë politike nuk do të marrë përsipër të japë pafajësi për askënd që hetohet nga drejtësia, por ama, ndryshe nga deri dje, sot e tutje kjo forcë politike nuk do të heshtë përballë shkeljeve flagrante të standardeve dhe brutalitetit të kujtdo qoftë. Vetëm një idiot mund të thotë se ne kontrollojmë drejtësinë. Kemi marrë zyrtarisht certifikatën që duart tona janë larg drejtësisë. Por ama nuk jemi hunj gardhi që të mos themi asgjë kur biem në gjurmë – me ose pa dashje – të episodeve si ky. Minimalisht, kryetarja e komisionit të ligjeve duhej thirrur dhe duhej pyetur. Ku jemi këtu?”, shtoi kryeministri.

Ndryshon kursi i këmbimit, çfarë po ndodh sot me dollarin dhe euron..

0

Ditën e sotme më 12 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 95 lekë dhe shitet me 96.3 lekë.

Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104 lekë, ndërsa në shitje me 105 lekë.

Paundi britanik blihet me 118.2 lekë dhe shitet me 119.4 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 66.4 lekë, ndërsa në shitje me 67.6 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

“Prerjet 500 Euroshe të mykura”, gazetarja jep detaje nga dëshmia e ekonomistes së Ajola Xoxës

0

Gazetarja Glidona Daci shprehet se në deklarimet e dhëna para prokurorëve të SPAK, ekonomistja e Ajola Xoxës thotë se herë pas here kishte vështirësi me prerjet 500 Euroshe sepse ishin të mykura ose shumë të përdoruara.

E ftuar në emisionin “Opinion”, gazetarja Daci ka ndarë dhe detaje të tjera lidhur me dosjen hetimore që solli arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe “arrestin në shtëpi” për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Glidona Daci: Sipas SPAK, sponsorizimet që bënin biznesmenët përkonin me kohën kur ata kishin aplikuar për të merrë leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës. Dyshohen sipas SPAK se sponsorizimet shkonin për shpenzime personale. Lëvronin nëpër kompani të ndryshme. Kemi biznesmenin Gentian Sula që ka pretenduar se paratë ia ka dhënë si një hua Ajola Xoxës për një blerje apartamenti.

Ndërkohë, një detaj interesant që lidhet me transaksionet, ose me ato para që janë gjetur, përveç faktit që janë prerje 500 Euroshe, në një moment në deklarimet e dhëna para prokurorëve të SPAK, ekonomistja e Xoxës thotë se “herë pas here kisha vështirësi me prerjet 500 Euroshe sepse ose ishin të mykura, ose shumë të përdoruara dhe të vështira për t’u konvertuar në para kesh kur duhet të bëja pagesa”.

Blendi Fevziu: Të mykura 500 Euro?

Glidona Daci: Të paktën ky është pretendimi i Adela Kondakçiut para prokurorëve të SPAK-ut. Theksohet dhe një tjetër detaj se pjesa më e madhe e pagesave bëhej me para kesh, por faturat tatimore ose deklarimet, bëheshin në vlera monetare duke lëshuar fatura fiktive.

Moment i veçantë në jetën Parashqevi Simakut, këngëtarja ndan lajmin e bukur

0

Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku ka festuar një moment të veçantë në jetën e saj: hyrjen në shtëpinë e re. Ky lajm u shpërnda përmes një videoje në “Instastory” nga biznesmeni Elton Ilirjani, i cili e shoqëronte këngëtaren dhe mbesën Ina Simaku gjatë këtij momenti gëzimi.

Në bisedën e tyre të publikuar nga Ilirjani, Parashqevi shprehet e emocionuar për shtëpinë e re dhe mbesën e saj, Ina, që sapo kishte mbërritur nga Franca. Ajo e shoqëron këtë moment me një këngë simbolike të Flamur Shehut, “Gëzimi i shtëpisë së re”.

Pjesë nga biseda:

Eltoni: Si ndihesh Parashqevi te shtëpia e re, që sapo hyre sot, me Inën?

Parashqevi: Sapo luajtëm këngën e Flamur Shehut “Gëzimi i shtëpisë së re”. Por gëzimin më të madh e kam që më ka ardhur mbesa, Ina. Që e vogël ka qenë një mrekulli për familjen tonë, Simaku. Nënën e ka nga Elbasani, babai është vëllai im i madh, Arben Simaku, që është kuzhinier në Shqipëri dhe ajo punon recepsioniste në Francë.

Eltoni: Bukurirat! Jeni shumë të bukura të dyja, sa të ngjashme jeni! Më bëhet shumë qejfi që rrugëtimi ynë, se po flas unë tani…Jam i kënaqur që ia arritëm kësaj dite:

Parashqevia është shumë mirë. Siç e shihni, është e lumtur, e qeshur, e rikthyer totalisht në jetë, së bashku me Inën. Tani do kalojmë disa ditë të bukura, besoj nja dy javë. Dua të falenderoj Elvirën, veten nuk po e përfshij. Të gjithë ata që na ndihmuan. Një vit shtëpia është e paguar.

Parashqevi: Është si një hotel me 10 yje, jo me 5.

Eltoni: Me shumë dashuri, mbi të gjitha.

Parashqevi: Na duket vetja sikur jemi në një hotel madhështor.

Në një tjetër video, Elton Ilirjani shprehu pakënaqësinë e tij ndaj disa biznesmenëve shqiptarë, të cilët, sipas tij, premtuan shumë, por nuk bënë asgjë për të realizuar ato premtime.

Eltoni: Premtime, premtime, premtime, shumë biznesmenë, që mbahen si të fuqishëm, dolën me deklarata në dhjetor: ‘Do t’i bëjmë këtë, atë…asgjë nuk bën, zero me bisht…’.

Ky moment i gëzueshëm i Parashqevi Simakut dhe Ina Simakut është një festë për dashurinë dhe unitetin e familjes, por gjithashtu na kujton rëndësinë e mbështetjes nga ata që ndihmojnë në realizimin e ëndrrave të tilla.