15.5 C
Tirana

Plane për fundjavë? Ja cfarë pritet ditën e shtunë dhe ditën të dielë sipas sinoptikanes..

0

Vranësirat kanë mbizotëruar gjatë gjithë javës, por edhe fundjava do të mbizotërohet nga vranësirat dhe reshjet e shiut, sipas sinoptikanëve. 

“Do të kemi zhvillim të vranësirave dhe rebeshe shiu në dy skaje. Pra, edhe në jug edhe në veri do të kemi rebeshe shiu. Më pak reshje do të ketë në zonat qendrore dhe dita e shtunë të mbetet e paqëndrueshme, sidomos në orët e paradites. Duke filluar që në pjesën e dytë të së shtunës dhe ditën e dielë do të kemi dobësim të ndjeshëm të sistemit të vranësirave duke sjellë ndërprerje të reshjeve. Dita e dielë do të jetë pa reshje, por vranësirat do ti kemi prezente”, tha Lajda Porja.

Temperaturat do të vijojnë të jenë tipike të muajit Shkurt me vlera minimale që zbresin dhe në -1 apo -2 gradë zero, ndërsa vlerat maksimale do të qëndrojnë në 15 apo 16 gradë Celius.

“Mëngjeset janë zero apo -1 gradë në zonat verilindore në qarkun e Dibrës dhe maksimalet janë rreth vlerës 16 gradë. Temperaturat do të thoja tipike të Shkurtit, dita e dielë do të sjellë një rënie të tyre dhe në fakt do ti paraprihet e diela dhe java tjetër e cila do të jetë pa reshje, por sërish do të jetë ftohtë. Kështu që tiparet e dimrit ne do ti përjetojmë ende përsa i përket Shkurtit të paktën për tre apo katër ditët e tjera”, tha Porja.

Edhe java e ardhshme pritet të jetë e ftohtë, por pa reshje shiu.

Ndryshon kursi i këmbimit, java mbyllet me rënie për Euron dhe Dollarin..

0

Sot, më 14 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 96 lekë.

Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet 99.5 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104 lekë, ndërsa në shitje me 105 lekë.

Paundi britanik blihet me 118 lekë dhe shitet me 119 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 66 lekë, ndërsa në shitje me 67.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për monedhat e huaja:

Kush është shoku i dhomës së qelisë së Erion Veliajt. Dalin detaje, ja me kë do t’i kalojë ditët pas hekurave

0

Pas konfirmimit të masës së sigurisë arrest me burg nga GJKKO, kryebashkiaku i Tiranës është zhvendosur mëngjesin e së enjtes në paraburgimin e Durrësit.

Kreu i bashkisë më të madhe të vendit është akomoduar në të njëjtën dhomë me ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja, siç bën të ditur SPAK, është vënë në pranga pasi dyshohet për tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit” si dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Ndërkohë që në ambientet e këtij Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Veliaj ka gjetur dhe ish-ministrin Ilir Beqaj, i akuzuar për abuzim me fondet e Bashkimit Evropian.

PAMJE shokuese/ Babai fut në qese plastike foshnjën e sapolindur dhe e lë në rrugë, cfarë ndodhi më pas..

0

Një video e frikshme  është shpërndarë në rrjetet sociale, ku një individ në Meksikë e mbështolli fëmijën e tij të porsalindur dhe e hodhi në rrugë.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në qytetin Tultitlán, kur burri, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, u regjistrua nga kamerat e sigurisë duke hedhur foshnjën. 

Në video shihet burri me një çantë shpine dhe duke hequr qesen plastike, ku ndodhej djali i vogël.

Burri më pas “kontrollon” vendin duke parë përreth dhe e lë çantën në tokë pranë një makine të parkuar. Këto pamje tronditën opinionin publik, por për fat të mirë, foshnja është mirë dhe nën kujdesin e mjekve.

“Mot i paqëndrueshëm deri të shtunën, më pas..” Sinoptikania zbulon çfarë pritet me Motin ditët në vijim: Nga e diela..

0

Dita e sotme ka nisur me reshje shiu dhe gjatë pasdites kanë përfshirë të gjithë territorin. Meteorologia Tanja Porja, informoi mbi kushtet meteorologjike në vend, sipas të cilës reshjet më të shpeshta priten në veriperëndim e juglindje.

“Reshje në të gjithë territorin në zonat perëndimore e jug, gjatë pasdites në të gjithë territorin. Reshje më të shpeshta pritet në veriperëndim e juglindje. Reshje të pakta në zonat qendrore. Era do të jetë e fortë në hapësirat detare, vranësira në të gjithë territorin. Termometri shënon rritje, maksimumi në zonat malore do të jetë 8 gradë celsius në mesditë, ndërsa në zonat perëndimore 13-14 gradë”, tha Porja.

Sipas meteorologes moti i paqëndrueshëm do të vijojë deri të shtunën, ndërsa nga e diela ulen sërish temperaturat.

“Moti i paqëndrueshëm do të vijojë deri të shtunën. Të dielën, të hënën dhe në vijim ditë me diell në territor. Nesër rriten temperaturat. Gjatë orëve të para në zonat malore nesër do të jetë minus 1 gradë, ndërsa maksimumi ngjitet në 16 gradë. E diela dhe e hëna sjellin freskim të kushteve të motit. Mëngjesi i të dielës sjell rënie me 3 gradë. E hëna dhe e marta me vranësira të dukshme. Nga e marta e në vijim kemi sërish mot me diell, por me temperatura tipike të dimrit”, theksoi meteorologia.

Po kështu me reshje do të jetë edhe i gjithë Ballkani, ndërsa në veri do të ketë reshje bore.

“Reshje edhe në Ballkan, dëborë në veri të Ballkanit nga Budapesti afër Malit të zi. Mal i zi me reshje e rrebeshe. Reshje ne jug të Maqedonisë”, tha Porja.

Panik në Durrës pas rasteve me meningit akut, prindërit refuzojnë të dërgojnë fëmijët në shkollë, mjekja tregon si ta dalloni..

0

Rasti i 14-vjeçarit me meningit akut dhe heshtja e autoriteteve shëndetësore në Durrës lidhur me masat vijon të shkaktojë panik dhe pasiguri mes prindërve të nxënësve të shkollave 9-vjeçare “Eftali Koçi” dhe “Kushtrimi i Lirisë”, të cilat e bëjnë mësimin në të njëjtën godinë.

Për të tretën ditë radhazi, një numër i madh prindërish refuzojnë të dërgojnë fëmijët në shkollë, duke e konsideruar situatën një rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e tyre.

Ndërkohë edhe në shkolla të tjera në qytet raportohet një rritje e ndjeshme e mungesave, duke treguar se frika nuk është e kufizuar vetëm te këto dy shkolla.

Prindërit janë të frikësuar dhe nuk dinë si të veprojnë. Kërkesat për vaksinën kundër meningitit bakterial janë rritur ndjeshëm nëpër farmaci, por në Durrës  ka mungesë të saj. Sipas depove farmaceutike dhe në Tiranë.

Ndërkaq, prindërit kërkojnë minimalisht dezinfektimin e plotë të shkollës “Eftali Koçi” dhe informacion publik mbi këtë sëmundje me pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e të miturve.

Sipas burimeve jozyrtare nga shërbimi epidemiologjik, bakteri që shkakton meningitin akut nuk mund të eliminohet me të njëjtin dezinfektim që Bashkia e Durrësit kreu në gjimnazin “Leonik Tomeo” në dhjetor, pas vdekjes së një nxënëseje nga kjo sëmundje.

Ky informacion u konfirmua dhe nga drejtoresha e shkollës dy ditë parë. Gjithsesi kjo situatë pasigurie ka rritur më tej shqetësimin e prindërve, të cilët kërkojnë veprime më të shpejta dhe të bazuara në rekomandime të sakta.

Në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” po diskutohet mundësia e rikthimit të mësimit online, një masë e ngjashme me atë të pandemisë, por që prindërit nuk e shohin si zgjidhje efektive. Ata theksojnë se masat profilaktike të sugjeruara nga epidemiologët nuk i bëjnë të ndihen të sigurt dhe kërkojnë një përgjigje të qartë nga institucionet për sigurinë shëndetësore të fëmijëve të tyre.

Shefja e shërbimit të pediatrisë infektive, Profesoreshë Xhorxhina Kuli shpjegoi se situata me meningitin nuk është alarmante, pasi raste me meningit ka pasur gjithmonë.

Ai shfaqet kryesisht pasi fëmija apo një i ri ka kaluar një gjendje virale.

Do të thosha që ne meningit kemi pasur dhe do të kemi, më i shpejti, ai që nuk të lë kohë të marrësh vendime, është meningiti meningokoksik. Zakonisht shfaqet pas virozëve. Meningokoku ndodhet kudo në natyrë, ne nuk e shmangim dot dhe ai është në të gjitha vendet. Problemi është që kur ke mukoza të paprekura, mund të biesh në kontakt dhe vetë trupi i bën një barrierë që nuk e lejon të kalojë në qarkullimin e gjakut apo në tru. Në momentet që këto mukoza prishen, që kalon një grip, mund të shfaqen shenjat e meningitit”, shpjegon mjekja.

Sipas Prof. Kulit, nënat duhet të jene shumë të kujdesshme për të dalluar shenjat e para.

Nëse e diagnostikojmë herët, shpëtimi është 100%, nëse 12-24 orë, vihet në pikëpyetje ecuria e sëmundjes. Prindërit duhet të jenë vigjilent nëse shohin temperaturë të fëmijës dhe veçanërisht duhet të kenë mendjen nëse shohin pika në lëkurë”, thotë Kuli.

Të alarmuar nga dy rastet e Durrësit, të cilët u evidentuan brenda një harku kohor të shkurtër, prindërit kanë nisur të porosisin vaksina në vendet fqinje me ne. Por, sipas Kulit nuk ka emergjencë, me përjashtim të rasteve kur fëmija ka probleme të gjakut, bën kimio apo ka imunitet të kompromentuar.

Prof. Kuli këshillon prindërit të bëjnë kujdes, pasi nëse e siguroni në rrugë private kërkon kushte të posaçme./ TCh

Shtimi i rasteve me meningit, mjekja tregon si ta dalloni: Kujdes temperaturën dhe pikat në..

0

Shefja e shërbimit të pediatrisë infektive, Profesoreshë Xhorxhina Kuli shpjegoi se situata me meningitin nuk është alarmante, pasi raste me meningit ka pasur gjithmonë.

Ai shfaqet kryesisht pasi fëmija apo një i ri ka kaluar një gjendje virale.

Do të thosha që ne meningit kemi pasur dhe do të kemi, më i shpejti, ai që nuk të lë kohë të marrësh vendime, është meningiti meningokoksik. Zakonisht shfaqet pas virozëve. Meningokoku ndodhet kudo në natyrë, ne nuk e shmangim dot dhe ai është në të gjitha vendet. Problemi është që kur ke mukoza të paprekura, mund të biesh në kontakt dhe vetë trupi i bën një barrierë që nuk e lejon të kalojë në qarkullimin e gjakut apo në tru. Në momentet që këto mukoza prishen, që kalon një grip, mund të shfaqen shenjat e meningitit”, shpjegon mjekja.

Sipas Prof. Kulit, nënat duhet të jene shumë të kujdesshme për të dalluar shenjat e para.

Nëse e diagnostikojmë herët, shpëtimi është 100%, nëse 12-24 orë, vihet në pikëpyetje ecuria e sëmundjes. Prindërit duhet të jenë vigjilent nëse shohin temperaturë të fëmijës dhe veçanërisht duhet të kenë mendjen nëse shohin pika në lëkurë”, thotë Kuli.

Të alarmuar nga dy rastet e Durrësit, të cilët u evidentuan brenda një harku kohor të shkurtër, prindërit kanë nisur të porosisin vaksina në vendet fqinje me ne. Por, sipas Kulit nuk ka emergjencë, me përjashtim të rasteve kur fëmija ka probleme të gjakut, bën kimio apo ka imunitet të kompromentuar.

Prof. Kuli këshillon prindërit të bëjnë kujdes, pasi nëse e siguroni në rrugë private kërkon kushte të posaçme./ TCh

E pazakontë/ Deputeti heq rripin e pantallonave që të godasë ministrin (VIDEO)

0

Deputetët socialistë dhe opozitarë janë përplasur ashpër të enjten në seancë plenare, për shkak të debateve rreth arrestimit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Sherri është përshkallëzuar kur në foltore është afruar Taulant Balla, ku disa deputetë të Partisë Demokratike kanë tentuar ta pengojnë të flasë, duke bërë që të ndërhyjnë efektivët e Gardës së Republikës. Deputeti Petrit Doda madje është parë të heqë edhe rripin e pantallonave duke tentuar të godasë Ballën.

“Juve keni filluar të ndjeni humbjen e 11 majit, humbje që do të jetë më e thella që keni parë ndonjëherë”, u tha Balla demokratëve, duke shkaktuar reagimin e tyre.

Në përgjigje ndaj Ballës, deputeti i PD, Gazment Bardhi, i kërkoi socialistëve të shkarkonin Erion Veliajn. “Shkarkoni Kryetarin e Bashkisë së Tiranës. E kuptoj problemin që ju ka zënë, se ai ka premtuar që do ta marrë edhe kryeministrin e me vete. Por kjo nuk është puna jonë”, tha Bardhi.

‘Një ditë do të kërkojnë’! Ardit Gjebrea në mbështetje të Veliajt: Jam krenar që kam një mik si ty..

0

Moderatori, Ardit Gjebrea ka reaguar në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut, Erion Veliaj. Gjebrea në një instastory ka shprehur mbështetjen e tij për Veliajn. Gjebrea shkruan se askush nuk mund të thotë që Tirana është njësoj si më parë. Ai shtoi se sa shpejt harruan që Veliaj ju fut Tiranës me themel për ta ndryshuar.

Moderatori shtoi se një ditë do ta kërkojnë Veliajn të cilin e përshkroi si i aftë dhe që gjithmonë e gjen mënyrën të jetë i denjë për veten dhe familjen. Ai gjithashtu shprehur krenarinë që ka një mik si Veliaj.

“Askush nuk mund të thotë që Tirana është njësoj si më parë. Dhe për fat të keq, si mundet që nuk e bërtasin punën tënde, e sa shpejt harruan (me qëllim) që Tiranës ju fute me themel për ta ndryshuar, për të mirën e përditshmërisë tonë?!

Një ditë do të të kërkojnë, dhe e di: I afti gjithmonë e gjen mënyrën të jetë i denjë për veten dhe familjen. Ti duhej të vazhdoje të ishe aty, në punë, për të gjithë ne! Jam i lumtur dhe krenar që kam një mik si ty! #kambesimtekti #jamerion,” shkruan Gjebrea.

Rritet Euro, bie Dollari, cfarë po ndodh sot me kursin e këmbimit..

0

Sot, më 13 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 96 lekë.

Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104 lekë, ndërsa në shitje me 105 lekë.

Paundi britanik blihet me 117.9 lekë dhe shitet me 119.2 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 66.2 lekë, ndërsa në shitje me 67.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja: