Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një mesazh nga 130 vjet më parë brenda saj. Kjo ndodhi në Matour, një komunë e vogël e vendosur në rajonin e Burgonjës, Francë, ku një nga banorët vendosi të bëjë punime për rinovimin e një shtëpie të vjetër që fshehte një sekret.
Kur hoqi dyshemenë e vjetër të drurit, Mollier gjeti një lloj kapsule kohe: një shishe kristali me një dorëshkrim brenda. Fillimisht, artizani nuk i dha rëndësi, duke menduar se ishin plehra, por kur e hodhi, e kuptoi se kishte diçka brenda.
Ky ishte mesazhi i dorëshkrimit. Shishja mbajti për 130 vjet letrën, që u gjet në një gjendje të mirë. Autori i dorëshkrimit ishte Guillaume Mandelier, një tregtar verërash që më 15 qershor 1894 shkroi, rrotulloi dhe e ruajti këtë relike për të mundësuar që dekada më vonë të njihej më mirë kultura franceze e asaj kohe.
Në dokument, Mandelier shpjegoi se ai vetë kishte fshehur shishen nën dysheme dhe kërkonte që kushdo që do ta zbulonte të bënte një lutje tradicionale për personat që kishin ndërruar jetë: “Kjo dysheme u vendos nga unë, Guillaume Mandelier, tregtar vere në Matour më 15 qershor 1894. Ata që do ta shembin, do të thonë një ‘De Profundis’ për shpirtin tim dhe do të pijnë për nderin tim”.
Banorët kanë përmbushur dëshirat e tij. Bashkia e Matour ka vendosur të ruajë dokumentin origjinal në Shtëpinë e Trashëgimisë, një muze të vogël që pasqyron historinë e vendit.
Një ngjarje e rëndë tronditi sot Shkodrën, pasi u raportua se 34-vjeçari Kolë Manaj qëlloi me armë zjarri bashkëjetuesen e tij Anila Prendushi dhe më pas veten.
44-vjeçarja u plagos rëndë dhe u transportua drejt spitalit në gjendje kritike për jetën, ndërsa Manaj ndërroi jetë në vend. Sipas policisë, dyshohet se shkak për krimin mund të jetë bërë një konflikt i ditëve apo momenteve të fundit. Çifti bashkëjetonte prej 5 vitesh, teksa nuk nguronin të shfaqnin hapur dashurinë e tyre, ashtu si në këtë video, të postuar në “tik tok” nga çifti.
Në video shfaqen disa foto të tyre së bashku, me vargjet “Nëse e do fort mos hiq dorë dhe mos u lësho për asnjë lloj arsye në botë”.
44-vjeçarja Prendushi raportohet se është nënë e 3 fëmijëve dhe prej 6 vitesh ishte e divorcuar. Ajo bashkëjetonte me viktimën prej rreth 5 vitesh, ndërsa ende nuk dihen detaje mbi konfliktet mes tyre.
Kolë Manaj është viktima e krimit të pasionit që ndodhi sot në Shkodër. Ai plagosi të dashurën e tij, Anila Prendushi 44 vjeç e cila i ka mbijetuar plagëve.
Anila Prendushi është nënë e 3 fëmijëve dhe bashkëjetonte me Kolë Manaj prej 5 vitesh.
34-vjeçari Manaj, brenda një automjeti, qëlloi me armë zjarri të dashurën e tij, dhe më pas veten.
Nga plagët e marra, 34-vjeçari ndërroi jetë, ndërsa Anila Prendushi ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Meteorologia Tanja Porja ka parashikuar sesi pritet të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim.
Porja tha se deri në datën 22 shkurt na pret një mot i ftohtë, por i qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira kalimtare transmeton shqiptari.net.
Sipas meteorologes, temperaturat e ulëta do të zgjasin deri në datën 25 shkurt, datë pas së cilës do të ketë një përmirësim të dukshëm të kushteve të motit.
“Moti stabël, kryesisht me kthjellime dhe vranësira kalimtare, por edhe me temperatura të ulëta, do të na shoqërojnë të paktën deri nga data 22-23. Fillon pas datës 22 një rritje e lehtë, por nuk është se do ta ndiejmë.
Në fakt temperaturave të fillimit të shkurtit do i rikthehemi pas datës 24 shkurt. Domethënë fundjava që ne lamë pas pati temperatura shumë pranë 18 gradë. Pra pas datës 25 shkurt fillon të ndihet rritja e temperaturave”, tha mes të tjerash meteorologia Tanja Porja.
Enton Abilekaj: Për ta mbështetur nuk e ka mbështetur asnjëri, urdhri u dha për t’u mbështetur. Shumica jo publikisht është gëzuar, dihen konfliktet në PS. Në pallatin e pushtetit më shumë ka konflikte se dashuri. Në Tiranë ka tre drejtues politikë, që zihen me njëri-tjetrin dhe i ndan Rama zonat, se të jetë për ata do të vazhdonin të ziheshin. E njëjta gjë në pushtet dhe qeveri për emërimet, secili do emërimet e veta për fushatë. Pra këto ndodhin në një pushtet të degraduar siç është ky. Këto të japin të kuptosh se armiqësitë janë shumë të forta. Asnjëri nuk është hidhëruar, por i bashkon vetëm frika se SPAK-u do të vijë te këta dhe do të jenë të pambrojtur, prandaj mund të përdoren si mburojë për Veliajn
Halit Valteri: Veliaj është drejtues politik i Tiranës, ka struktura e PS që e mbështetin, ka qytetarët që e mbështesin. Analiza të tilla, duan që çdo gjë të mundshme t’i hedhin pluhur. Ku e di ti që nuk e mbështet grupi parlamentar i PS? Ti prandaj merr në qafë Saliun dhe Ilirin, të dëgjojnë ty dhe mbeten në opozitë. Nga e dini që zihen?
Enton Abilekaj: Në Asamblenë e PS, Rama i ka thënë Veliajt, mos të të shoh fare këtu!
Halit Valteri: Kam qenë në mbledhje dhe nuk ka thënë fare ashtu. Po gënjen.
Enton Abilekaj: Manastirliun e vuri Edi Rama.
Halit Valteri: Po gënjen pra.
Enton Abilekaj: Ka emëruar Manastirliun të merret me strukturën e PS.
Halit Valteri: Tirana ka patur tre bashkë… Ka emëruar edhe Gonxhen dhe Spiropalin.
Enton Abilekaj: Strukturën e PS këtë rradhë ia ka dhënë Ogerta Manastirliut.
Halit Valteri: Ngre në bazë të gënjeshtrës, helmon të tjerët.
Enton Abilekaj: Këto janë argëtuese.
Halit Valteri: Ju dhe shumë si ju, shohin ëndrra me sy hapur dhe mendoni se PS ka një problem të tillë. Zgjedhjet janë afër dhe njerëit do të zgjedhin, do mbarojnë zgjedhjet, do mblidhemi këtu dhe do shohim sa vlerë ka kjo që po i bëjnë Erion Velisë para zgjedhjeve. Zotëria tha se Rama qante votat e blera nga Veliaj. Nëse ke prova, se ka blerë vota, çoje denoncoje. Nga 9 akuza të ketë 10-11. Të flasësh si te pazari Milotit…
Ergys Mërtiri: Kjo që ka ndodhur sot, patjetër do të ketë kosto elektorale.
Halit Valteri: Ku e dimë ne? Meta dhe Saliu, vidh, vidh, vidh… Të bëj populizëm Saliu, por një gazetar që paguhet dhe të thotë ka vjedhur Veliaj…
Enton Abilekaj: Unë i hapa rrugë budallait dhe idiotit, por nuk mund ta bëjmë kështu …
Halit Valteri: Budalla nuk më thua dot mua ti se të kap në shpulla unë, debil, se je mësuar me këta ti, por unë të palloj në dru. Më tregon budallain ti…
Kompania australiane Tarmac Linemarking ka postuar në Facebook një video të një rruge me sinjalistikë horizontale që mund të ndriçohet në errësirë. Gati 10,000 pëlqime dhe 3,400 komente. Projekti, në bashkëpunim me OmniGrip dhe Vic Roads, shërben për t’i bërë rrugët më të dukshme dhe për rrjedhojë më të sigurta.
“Ky trajtim do t’ua bëjë më të lehtë shoferëve të shohin vijat e ndarjes dhe sinjalistikën. Shkëlqimi do të jetë më i fortë në afërsi të kryqëzimeve dhe kthesave, duke u dhënë shoferëve më shumë kohë për të reaguar dhe duke i penguar ata të dalin nga korsia e tyre,” tha Regional Roads Victoria në një deklaratë, “mund të jetë një burim i paçmuar, veçanërisht për ata që nuk i njohin këto rrugë”.
Si funksionojnë autostradat e ndritshme?
Parimi është i njëjtë me yjet prej letre që ngjiten në murin e dhomës së gjumit. Ato që ndriçohen në errësirë. Sinjalistika në fakt shfrytëzon shkencën e fotolumineshencës: natën veshja lëshon të gjithë dritën që ka thithur gjatë ditës. “Ka pasur shumë interes nga prova rrugore, është një produkt i shkëlqyer,” tha John Emanuelli i Tarmac Linemarking.
Energjia e mbledhur gjatë ekspozimit ndaj dritës arrin të furnizojë për 8 orë rrugët natën. Një mënyrë edhe për të kursyer energji elektrike. Falë sinjalistikës rrugore të ndritshme, mund të zvogëlohet edhe ndriçimi i llambave të rrugës.
Një eksperiment tashmë i testuar
Nuk është një risi. Është realizuar tashmë përgjatë rrugëve të Holandës në vitin 2014, dhe madje edhe veshjet për çiklistët dhe motoçiklistët bazohen pikërisht në fotolumineshencë. Por duket se interesimi ndaj sinjalistikës horizontale po rritet. John Emanuelli, në fakt, shpjegoi se, pasi ngarkoi fotot e provës rrugore në Facebook, gjithnjë e më shumë kompani dhe komuna të interesuara për të realizuar projektin kanë kontaktuar me Tarmac Linemarking.
Një ngjarje e rëndë ndodhi para disa ditësh, kur një 16-vjeçare nga Gjirokastra i dha fund jetës në mënyrë tragjike. Pas këtij rasti, mediat publikuan pjesë nga ditari i vajzës. Ajo kishte shkruar në gjuhën angleze në mënyrë që të mos e kuptonin prindërit. Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu lexoi një pjesë nga shkrimet e vajzës.
“O zot përse po vuaj kështu vallë? Unë jam kjo që jam. Dhe miqtë dhe shokët, kërkoj të më respektojnë. Por ata tallen me mua. Unë ndihem kaq e vetmuar dhe mbytur në vetminë time. Nuk më vjen turp për veshjen time se aq mundësi kanë prindërit e mi, babai im që kujdeset aq shumë për mua, sa edhe mami. Po përse u dashkam të jem kaq e veçuar? Ku të ankohem? Kujt t’i hapem për zemrën time? Te askush nuk kam besim. Madje as te psikologia, edhe pse jam hapur. Pse u dashka të vuaj? Vallë kjo është jeta?”, thuhej në letrën e saj.
Ndërkohë Blendi Fevziu u shpreh se është “kriminale” që një adoleshent ta trajtojë shokun apo shoqen me bullizëm për shkak të rrobave.
“Është një nga letrat më të trishtueshme që mund të lexosh. Një vajzë që vuan, ne e quajmë bullizëm sot, në kohën tonë, sharje, fyerje. Një vajzë që bie pre e bullizmit, e sharjeve të shokëve të saj, për çfarë arsyeje? Për rrobat. Për faktin që nuk ka mundësi të jetë ndoshta e veshur si të tjerët. Është kriminale që një adoleshent të mund ta trajtojë shokun apo shoqen në këtë mënyrë. Është e tmerrshme ajo që po ndodh dhe brezat që ne po sjellim dhe edukojmë”, tha Fevziu.
Në media u publikua fillimisht se vajza ishte 17 vjeçe, por mamaja e saj saktësoi në emisionin “Opinion” se ishte 16 vjeçe.
Një avion i kompanisë “Delta Airlines” është rrëzuar gjatë uljes në aeroportin ndërkombëtar “Pearson” të Torontos.
Avioni, një Bombardier CR900, thuhet se po fluturonte nga Minesota në Toronto.
“Toronto Pearson është në dijeni të një incidenti gjatë uljes, që përfshin një aeroplan të Delta Airlines që ishte nisur nga Minneapolis. Ekipet e urgjencës po përgjigjen”, njoftoi aeroporti përmes një deklarate në platformën ‘X’.
A Delta Airlines CRJ-900 crashed and flipped over today at Toronto Pearson International Airport. Multiple people are confirmed to be injured with no deaths reported as of yet. Reports indicate that the plane flipped over and caught fire while landing at the airport (Fox News).… pic.twitter.com/uflIWrhghr
Pamjet tronditëse nga vendi i ngjarjes tregojnë avionin me kokë poshtë në pistën e aeroportit, ndërsa pasagjerët u panë duke dalë nga avioni dhe duke ecur në pistën e akullt.
Sipas CTV News të paktën tetë persona janë plagosur.