“O Zot përse po vuaj kështu vallë”, Fevziu lexon i prekur ditarin e 16-vjeçares që i dha fund jetës: Një nga letrat më të trishtueshme..

Një ngjarje e rëndë ndodhi para disa ditësh, kur një 16-vjeçare nga Gjirokastra i dha fund jetës në mënyrë tragjike. Pas këtij rasti, mediat publikuan pjesë nga ditari i vajzës. Ajo kishte shkruar në gjuhën angleze në mënyrë që të mos e kuptonin prindërit. Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu lexoi një pjesë nga shkrimet e vajzës.  

“O zot përse po vuaj kështu vallë? Unë jam kjo që jam. Dhe miqtë dhe shokët, kërkoj të më respektojnë. Por ata tallen me mua. Unë ndihem kaq e vetmuar dhe mbytur në vetminë time. Nuk më vjen turp për veshjen time se aq mundësi kanë prindërit e mi, babai im që kujdeset aq shumë për mua, sa edhe mami. Po përse u dashkam të jem kaq e veçuar? Ku të ankohem? Kujt t’i hapem për zemrën time? Te askush nuk kam besim. Madje as te psikologia, edhe pse jam hapur. Pse u dashka të vuaj? Vallë kjo është jeta?”, thuhej në letrën e saj.

Ndërkohë Blendi Fevziu u shpreh se është “kriminale” që një adoleshent ta trajtojë shokun apo shoqen me bullizëm për shkak të rrobave.

“Është një nga letrat më të trishtueshme që mund të lexosh. Një vajzë që vuan, ne e quajmë bullizëm sot, në kohën tonë, sharje, fyerje. Një vajzë që bie pre e bullizmit, e sharjeve të shokëve të saj, për çfarë arsyeje? Për rrobat. Për faktin që nuk ka mundësi të jetë ndoshta e veshur si të tjerët. Është kriminale që një adoleshent të mund ta trajtojë shokun apo shoqen në këtë mënyrë. Është e tmerrshme ajo që po ndodh dhe brezat që ne po sjellim dhe edukojmë”, tha Fevziu.

Në media u publikua fillimisht se vajza ishte 17 vjeçe, por mamaja e saj saktësoi në emisionin “Opinion” se ishte 16 vjeçe.

- Advertisement -

Tragjedi në Maqedoni/ Mbi 50 të vdekur dhe më shumë se 80 të plagosur nga zjarri në diskotekën

Mbi 50 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur nga zjarri në diskotekën "Puls" Koçan, Maqedonia e Veriut – Një zjarr shkatërrues ka shpërthyer në...

Ja kush u largua mbrëmë nga shtëpia e Big Brother Vip 4

Mikela është banorja që lë shtëpinë e Big Brother VIP. Ajo hyri në shtëpi disa javë më parë, por nuk e arriti dot ta çonte...

Ngjarje e rëndë në Shkodër: 19-vjeçarja plagos me thikë vëllain 7-vjeçar, përfundon në psikiatri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 19-vjeçare ka plagosur me thikë vëllain e saj vetëm 7 vjeç. Sipas informacioneve zyrtare nga...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.