Sinoptikania Tanja Porja sjell parashikimin e motit per ditët në vijim. Sipas saj pritet një renie e temperaturave si dhe nuk priten reshje shiu.
Ndiqni videon më poshte per me tepër
Sinoptikania Tanja Porja sjell parashikimin e motit per ditët në vijim. Sipas saj pritet një renie e temperaturave si dhe nuk priten reshje shiu.
Ndiqni videon më poshte per me tepër
Shtëpia është bosh për prindërit e Irsa Muçollarit.
Pikëpyetjet se çfarë e çoi 16-vjeçaren në vetëvrasje të hënën e shkuar kanë përgjigje të pazbuluara ende, veçse vërtiten në mendjet e tyre dyshime për bullizmin në shkollë.
Mamaja e Irsës, Mirela Muçollari thotë: “Do më mbetet peng tërë jetën dhe në kokën time kam vetëm ‘PSE? PSE?’. Kush ma mërziti kaq shumë dhe nuk e kuptoi asnjë njeri? Ne e donim aq shumë. Unë për atë jetoja për atë punoja! Të gjesh fëmijën kur vjen nga puna në atë gjendje. I dhashë frymë, nuk e shpëtova!”.
Ilir Muçollari, babai i Irsës thotë: “Kohët e fundit e shikoja që kishte ndryshuar sjellje, ishte pak me e mërzitur, por nuk na shkonte mendja për vajzën që të shkonte deri në këtë pikë. Se ka qenë shume e sjellshme, shumë e mirë, shumë e urta, e pyesja sa vinte nga shkolla: ‘Si kalove të keqen babi?. Mirë, babi mirë’. Edhe kjo na ka çuditur”.
Iliri me Mirelën përpiqen të kujtojnë bisedat e fundit me vajzën, para aktit të vetëflijimit.
“Ditën e fundit më ka ardhur 20 minuta para se të mbaronte shkolla, më tha mbaruam shpejt. Para një jave i tha duke qarë mamasë ma ndërro klasën se ata nuk mësojnë. Janë 6 orë si do duroj çdo ditë kështu”.
“Bëjnë si të çmendur më tha mua. Qeshin kot, flasin kot dhe nuk më pëlqen. Donte të shkonte te klasa që kishte shoqet e 9-vjeçares. I thashë merru me veten, injoroji ata. Ashtu bëj më tha, por janë 6 orë o mami më tha. Të marr mësuesen, të ndërrojmë bankën. Jo, jo tha se është më keq ashtu. Si duket i vinte turp se do ta bullizonin shokët përsëri. Jo, jo, bëra gabim që të thashë…”.
Tani kuptojnë ngarkesën emocionale që e bija u ka ndjerë.
“Kanë gjetur disa letra që shkruanin në anglisht për bullizimin. Në një letër tjetër shkruante t’i them babait apo jo?”, tha Iliri.
Irsa ka qenë kampione shahu në arsimin bazë, me dhunti në pikturë, e talentuar në gjuhët e huaja por jo shumë sociale. E njihte shumë mirë veten, ashtu siç e përshkruan në këtë letër detyrë ku krahasohet me shoqen e saj të vetme.
“E ke shumë të mirë më thoshin mua dhe mësueset. Është pak e ndrojtur…Po ashtu ka tipin ju thoja. Por aktivizojeni që të çiltërsohet. Ishte më e mirë seç duhet, u mbyll në vetvete dhe i mori me vete të gjitha”, u shpreh Mirela.
Në dhimbjen e madhe, Mirela kërkon në dhomën e Irsës mos gjen një shenjë, një arsye që mund të justifikojë veprimin e të bijës. Trishtimin e madh që solli tragjedinë.
“Edhe t’i jepje 200 lek, edhe 100 lek apo mos t’i jepje fare nuk kishe shqetësim prej saj. Aq e mirëkuptueshme ishte. Nuk kërkonte kurrë asgjë me zor. Irsa kuptonte çdo gjë. Tani vështirësi ekonomike kemi të gjithë! Por Irsës nuk i kemi lënë gjë pa plotësuar”, tha babai i saj.
Top Channel ishte pranë me prindërit e Irsës, por ata sot gjetën forcën për t’iu dhënë një mesazh prindërve të tjerë: të dëgjosh edhe heshtjen e fëmijëve.
“Kur vijnë prindërit këtu që ngushëllojnë, të gjithë tregojnë që i kemi të bullizuar dhe jemi shokuar komplet, më thenë se sa është në masë bullizimi, sa është. Na ndodhi ne, të paktën mos t’iu ndodhi të tjerëve, të jetë si këmbanë alarmi, të rrinë sa më afër fëmijëve, t’i pyesin për çdo gjë”.
“Prindërit mos mendojnë asnjëherë se fëmijët i kanë të përsosur pa shkuar te shkolla, pa parë nivelin e klasës se do pësojnë pa pritur dhe pakujtuar”.
Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt, ka reaguar për herë të parë me anë të një statusi të gjatë në rrjetet sociale mbi akuzat që janë ngritur nga SPAK ndaj saj dhe kreut të bashkisë së Tiranës, i cili ndodhet në paraburgim.
Ndër të tjera, ajo shkruan se është “marrë peng me dhunë në këtë valle shpatash e thikash mediatike dhe e konfirmuar si peng nga një trupë paragjykuesish”.
Sa i përket shifrët 800 mijë euro blerje fustane e bizhu, për Ajola Xoxen kjo është një e pavërtetë e madhe, ndërsa shton se “totali i blerjeve online që përfshijnë veshje, produkte kozmetike dhe parafarmaceutike, aksesorë, për dhjetë vite është 75’025 Euro.
Më tej, bashkëshortja e Veliajt shkruan se është e gatshme të sqarojë me detaje gjithçka dhe paralajmëron se do të përballet me drejtësinë deri në Gjykatën e Strasburgut.
“Të gjithëve ju që më lexoni, ju kërkoj të parafytyroni vetëm faktin që unë jam e hetuar, por jo e pandehur, pavarësisht se e dënuar dhe e ekzekutuar pa gjyq në gjyqin e politikës, medias dhe rrjeteve sociale. Vonesa e këtij sqarimi të detajuar, lidhet me faktin se unë fustanët dhe bizhutë 800 mijë euro i kam marrë vesh në të njëjtën kohë me ju. Nga mediat. Ndërsa akt-akuzën qindrafaqëshe e kam marrë vetëm pasi jam akuzuar për këtë shifër tromaksëse dhe për një sërë çudirash të tjera, një ditë përpara se të shkoja në sallën e gjyqit.
***
E marrë peng me dhunë në këtë valle shpatash e thikash mediatike dhe e konfirmuar si peng nga një trupë paragjykuesish, kam qenë e detyruar ta nis me vonesë punën për evidentimin e shifrave reale të financave që kanë të bëjnë me mua në atë akt-akuzë të mbushur me të pavërteta.
Tani jam gati që nga sot dhe në ditët në vijim, të sqaroj me detaje të imta, narrative dhe financiare, dhe me përgjegjësi të plotë publike apo ligjore, të gjithë këtë bllof të dhunshëm, të cilin do ta përball deri në Gjykatën e Strasburgut me pafajësinë time të plotë.
E para pjesë e të pavërtetës së madhe, që dua ta çmontoj dhe ta flak nga vetja si një thes, që ma kanë hedhur në kokë për të më shëtitur nëpër rrugë, duke nxitur linçimin tim me pështyma dhe gurë, është natyrisht ajo më skandalozja: 800 mijë euro online fustanë dhe bizhu.
Në seancën e të martës, datë 11 shkurt, në GJKKO, unë deklarova se shifra ishte lebetitëse dhe fundekrye e pavërtetë. Pastaj, që prej të mërkurës, ekspertët kontabël kanë kaluar në një sitë shumë të imët çdo llogari timen bankare dhe kanë nxjerrë nda deklaratat e llogarive bankare çdo blerje online të 10 viteve të fundit (1.1.2015 – 1.1.2025).
Totali i blerjeve të mija online që përfshijnë veshje, produkte kozmetike dhe parafarmaceutike, aksesorë, etj. (duke mos përfshirë libra, tarifa dixhitale, abonime), është për 10 vite: 75’025 Euro në total (1.1.2015 – 1.1.2025).
E kam të qartë që shumëkujt edhe kjo shifër mund t’i duket e madhe, por dua ta theksoj me këtë rast se unë nuk kam lidhje me imazhin e asaj kukullës me 800 mijë euro fustanë dhe bizhu, sepse punoj si juriste dhe avokate prej 17 vjetësh, fillimisht në dy prej studiove më të mëdha të vendit, e më pas me studion time, me një numër të madh klientësh e bashkëpunëtorësh. Punoj edhe si kuratore apo drejtoreshë artistike e vizuale (dhe këtë gjithashtu do ta detajoj imtësisht shumë shpejt). Unë nuk njoh zbavitje tjetër përveç punës sime.
Unë vij nga dy familje të njohura shqiptare. Nga familja e babait tim, kemi trashëguar toka, troje, ndërtesa, shtëpi, etj., si në Tiranë, ashtu edhe jashtë saj. Të tëra të ditura kohë e kohë më parë se sa unë të rritesha e të bëhesha bashkëshortja e Erionit. Dikur pedagog, gazetar dhe kritik arti, pas ’90-ës im atë nisi të merrej me biznes, si shumë të tjerë. Unë kam patur fatin të rritem në një ndër ato familje shqiptare të tranzicionit me mundësi shumë të mira financiare, cka mundësoi edhe mbështetjen e studimeve të mia të larta për drejtësi, master e doktorature, në Paris e Romë.
Gjithashtu, vec mundësive shumë të mira financiare të prindërve të mi, unë kam punuar që fare e re në fushën e avokatisë dhe jam paguar gjithmonë shumë mirë e vazhdoj paguhem shumë mirë. Të ardhurat e mia në vite janë të deklaruara dhe publike.
Të gjithë ata që më njohin apo që kanë punuar me mua e dijnë fort mirë se unë nuk kam orar në punë, as ditë pushimi, punoj minimalisht 12 orë në ditë, cdo ditë; të gjithë klientëve të studios së avokatisë apo bashkëpunëtorëve të mi u shkojnë emaile nga unë edhe në 2 apo 3 të mëngjesit, edhe të dielave apo edhe në mes të gushtit. E ndaj jetën mes punës dhe përkujdesjes për familjen time.
Të gjitha blerjet e mësipërme janë kryer me kartën time të kreditit dhe i konsideroj produkte të miat (them “konsideroj” sepse shumë prej tyre janë përdorur gjithashtu për videoklipe apo reklama të cilat unë kam realizuar).
Jam porositëse dhe përfituese e vetëm kësaj vlere dhe e asnjë vlere tjetër, që nuk e di pse dhe si është bashkuar, por që nuk ka asnjë lidhje me shpenzime të bëra nga unë apo të përfituara prej meje.
Këtë fakt të argumentuar me tabela financiare dhe të noterizuar me firmat e ekspertëve, do ta dorëzoj edhe pranë GJKKO dhe SPAK, me besim se e vërteta e varrosur nën malin me gurët e shpifjeve dhe fantazive do të dalë në fund.
Unë nuk kam patur KURRE ndonjë çantë Hermes apo Chanel, sikurse është thënë në gjyqin tim publik mediatik. Nuk kam as fustane apo të brendshme me vlera absurde, sikurse ndonjë gazetar/e ka thënë. Madje me këtë rast dua të them se ka qenë një përballje tejet e trishtueshme prej më shumë se nëntë orësh me prokurorin, ku kuptova se me jetën time ishte bërë një çorbë e madhe. Por s’ka krahasim me asgjë trishtimi i hidhur që të jep niveli i rrugës i disa portaleve e gazetare/ëve, që merren me fustanet apo nën fustanet e një gruaje, duke e fryrë dhjetëfish vlerën e tyre, për të diskredituar armikun si në kohën e komunizmit…
Nuk kam ndier kurrë një trishtim e dëshpërim kaq të madh. Tmerr.
Mos e provoftë askush, askujt në këtë vend nuk ia uroj, këtë mizori juridike dhe mediatike.
Zoti e faltë mosnjerzillëkun e gjithë kësaj historie dhune”, shkruan Ajola Xoxe.
Ka shokuar mbarë SHBA-në veprimi i tmerrshëm i një gruaje 32-vjeçare e cila qëlloi për vdekje 4 fëmijët e saj, e më pas i dha fund jetës! Një nga vajzat mbijetoi për mrekulli, por shanset e saj për të mbetur gjallë janë minimale.
Pasi hapi zjarr ndaj fëmijëve, gruaja e ka marrë vetë policinë në telefon, dhe ka treguar se ku mund t’i gjenin trupat.
“Dy fëmijë janë lart në krevat fëmijësh dhe dy fëmijë në katin e poshtëm në dhomën e tyre të përbashkët të gjumit”, ka thënë 32 vjecarja.
Pas përcjelljes së informacionit të tmerrshëm tek efektivët e policisë, gruaja tha se do të vriste veten në dhomën e saj të gjumit. Me gjithë përpjekjet e efektivëve, të cilët e inkurajuan të qëndronte “në linjë”, ajo ndoqi vendimin e saj.
Gruaja, e identifikuar si Tranyelle Harshman nga Byron, Wyoming, një qytet rural në SHBA me rreth 600 banorë, u gjet e qëlluar në kokë. Fëmijët e saj, të moshave 2 deri në 9 vjeç, u gjetën gjithashtu të qëlluar në kokë. Dy fëmijë 2-vjeçarë dhe një vajzë 9-vjeçare u shpallën të vdekur në vendngjarje, por vajza tjetër vetëm 7-vjeçare u transportua me urgjencë me helikopter në spital. Shanset e saj për mbijetesë megjithatë janë të pakta.
Familja e Tranyelle Harshman tha se ajo kishte luftuar me probleme të shëndetit mendor për një kohë të gjatë, pasi ishte diagnostikuar me depresion post-partum. Edhe pse iu nënshtrua terapisë dhe të afërmit dhe të njohurit e tij kishin shpresa se do të shërohej, kjo nuk ndodhi kurrë.
“Kjo tragjedi na ka shkatërruar. Babai i fëmijëve, Cliff Harshman dhe të afërm të tjerë janë në gjendje të tmerrshme”, thuhet në një mesazh të dërguar nga të njohurit e gruas.
Meteorologia Tanja Porja ka paralajmëruar se kushtet e motit do të përmirësohen nga e martë, duke shënuar një kthesë të rëndësishme në temperaturat dhe reshjet e shiut dhe dëborës.
Reshje të herëpashershme dhe rënie e temperaturave
Në një deklaratë të saj, Porja tha se gjatë ditës së sotme pritet reshje të herëpashershme, kryesisht në veri dhe zonat qendrore të Shqipërisë, ndërsa reshjet në jug do të jenë më të pakta. Ajo shtoi se deri vonë në mbrëmje, situata do të përmirësohet në të gjithë territorin shqiptar, me reshje të pakta që do të mbeten vetëm në zonat kufitare lindore.
Temperaturat në orët e para të ditës do të jenë në nivele të ulëta, me vlera rreth 0 deri në -1 gradë Celsius. Pasditja do të sjellë një ngritje të përkohshme të temperaturave, që mund të arrijnë deri në 15-16 gradë Celsius.
Ndryshimet e motit nga e martë në vijim
Sipas meteorologes, nga e martë pritet që reshjet të pakësohen, me dëborë që do të vazhdojë të bjerë vetëm në zonat veriore. Për të mërkurën, situata pritet të jetë e ngjashme, me mundësi për flokë dëbore gjatë momenteve të shkurtra. Nga e enjtja deri në fundjavë, mundësitë për reshje janë thuajse të përjashtuara.
Temperaturat do të ulen ndjeshëm
Në lidhje me temperaturat, Porja theksoi se ato do të pësojnë një rënie të ndjeshme, duke filluar nga sot me një ulje prej 2-3 gradësh krahasuar me fundjavën. Nga e martë dhe në vijim, temperaturat minimale pritet të bien deri në -7 gradë Celsius. Porja gjithashtu theksoi se temperatura në mëngjes do të ulet me të paktën 2 gradë dhe që kjo tendencë do të vazhdojë edhe për ditët e ardhshme.
Parashikimi për ditët në vijim
Për nesër, meteorologia ka parashikuar një temperaturë minimale prej -3 gradë Celsius dhe një maksimum prej 14 gradë. Më tej, gjatë ditëve në vijim, temperaturat do të mbeten në nivele shumë të ulëta, me vlera që mund të shkojnë deri në -7 gradë Celsius.
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”. Një automjet tip “Volkswagen Cady” i drejtuar nga shtetasi P. K., 58 vjeç, është përplasur me një automjet të Ushtrisë, tip “Mad”, i drejtuar nga shtetasi B. Gj., 54 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit “Volkswagen Cady”, shtetasi P. K., si dhe pasagjeri i këtij automjeti, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Po ashtu, shtetasi B. Gj. ka pësuar dëmtime të lehta dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.
Grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e pasagjerit të viktimës.
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti tip “Volkswagen Cady” me drejtues shtetasin P. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër është përplasur me automjetin tip “Mad” (automjet i Ushtrisë), me drejtues shtetasin B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen Cady”, shtetasi P. K., dhe pasagjeri në këtë automjet, ende i paidentifikuar.
Gjithashtu, është dëmtuar lehtë shtetasi B. Gj., i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e pasagjerit që ka humbur jetën.
Ditën e sotme më 17 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 94.1 lekë dhe shitet me 95.1 lekë.
Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet 99.4 lekë.
Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104 lekë, ndërsa në shitje me 105 lekë.
Paundi britanik blihet me 118.1 lekë dhe shitet me 119.1 lekë.
Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 66 lekë, ndërsa në shitje me 67.2 lekë.
Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:
10 anëtarët e Shoqatës së Speleologjisë shqiptare të shoqëruar nga një gjeolog kanë nisur këtë fundjavë ekspeditën në liqenin më të madh termal nëntokësor në botë që u zbulua javën e shkuar në zonën e Leskovikut, në kufi me Greqinë.
Dorarta Koka, e vetmja vajzë në grupin e speleologëve në një komunikim live në rrjetet sociale ka sjellë pamjet mahnitëse të liqenit Neuron.
“Ajo është hyrja e shpellës dhe kjo pjesa ktu është një pjerrtësi vertikale të cilën e kemi kaluar njëkohësisht, të tjerat me segmente.”
Koka shpjegon se jo çdokush mund të zbresë 127 metra poshtë nëntokë ku shtrihet liqeni pa pajisjet, por dhe përgatitjen e duhur fizike.
“Kanë hyrë 127 m poshtë duke u varur me litar. Po matin nivelin e squfurit dhe gazit. Hyrja aty kërkon pajisje speciale.”
Liqeni u zbulua nga speleologu çek Marek Audy. Ai shtrihej në 138.3 metra gjatësi dhe 42 metra në gjerësi dhe mban rreth 8 335 metra kub ujë termal të pasur me minerale.
Zbulimi është përshëndetur nga ekspertët si një moment historik shkencor dhe ka tërhequr vëmendjen e mediave më të njohura në botë. Ky zbulim i rrallë pritet të ketë ndikim edhe në forcimin e mbrojtjes së zonës që është pjesë e Parkut Kombëtar të Vjosës.
Mbaresa ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” vëllanë, Festimin. Në insertin prezantues të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ajo drejtohet me fjalë të ashpra ndaj tij. Mbaresa thotë se nuk i fal asgjë vëllait të saj.
“Unë jam vajza e shtëpisë! Nuk më heq dot njeri mua nga trungu familjar, çdo gjë dua timen! Sot do ta shikosh ti se kush jam unë! Unë nuk do të të fal ty as diçka më të vogël!”
Në insertin e tij, Festimi tregohet po aq i vrazhdë. Ai thotë se motrat e vëllezërit janë gjakpirës dhe nuk do t’u japë gjë.
“Sot nuk ka vëllezër dhe motra, sot janë të gjithë gjakpirës! Çfarë më ka lënë nëna me testament, nuk do t’u jap asgjë! Çdo gjë më përket vetëm mua! Ata që kërkojnë të marrin, vetëm këtë (tregon bërrylin), kanë për të marrë! Nuk dua t’ia di më për asnjë!”
Në studio, Mbaresa thotë se prej dy vjetësh, nuk e ka parë shtëpinë e nënës që në mars bën katër vite që ka ndërruar jetë. Kur hyn Festimi, ajo e pret ashpër.
Mbaresa: Ç’ma sillni atë surrat mua?
Ardit Gjebrea: Po prit se është vëllai yt.
Mbaresa: Le të jetë vëllai im ai, atë që ka bërë ky s’e ka bërë njeri!
Festim: Edhe këtu nuk po të mbyllet? Kam 4 vjet që dëgjoj këtë!
Sipas Mbaresës, ish-gruaja e të vëllait, Natasha nuk është kujdesur për të dhe s’i lejonte ta vizitonin. Festimi i thotë të mos përpiqet dhe se “ekizston kot”, kurse Mbaresa e mohon vëllanëë.
Mbaresa: Unë kam hequr pikat e zeza me këtë! M’u sëmur nëna, ajo nuk i dha një gotë ujë nënës! Si ka mundësi që unë tani, më vjen vëllai mua më flet me këtë gjuhë këtu? Si ka mundësi më përjashton vëllai nga testamenti? Si ka mundësi?
Ardit Gjebrea: Kush nuk i dha një gotë ujë nënës?
Mbaresa: Ish nusja e vëllait se kanë marrë edhe divorcin. Ajo nuk e mbajti nënën!
Eni Çobani: Tani nuk e mbajti nënën se u nda dhe i thua gjërat lirshëm apo më përpara kur ishte nuse ia ke thënë? Se tani edhe kjo puna e nuseve me kunatat është një problem i madh ti znj. Mbaresa, me gjithë respektin.
Mbaresa: Ne kur ishte nëna, shkonim te shtëpia e nënës.
Eni Çobani: Sa vajza ka nëna?
Mbaresa: Ne jemi tri motra dhe tre vëllezër.
Eni Çobani: Po mirë, Natasha ka marrë Festimin, nuk ju ka marrë të tërë juve atje! Si, të tërë juve me radhë te Natasha? Më vjen keq tani, Natasha mbante nënën, por s’është e thënë të viheshit në rresht ju tani.
Mbaresa: Na ka përzënë nga shtëpia të gjithëve, ne motrat e vëllezërit nuk shkojmë fare atje!
Festim: Ti mund të thuash çfarë të duash, ti bërtit dhe ulërit sa të duash, ti nuk fiton dot asgjë sepse nëna ty nuk të ka futur në testament! Ka mundësi ta mbyllësh dhe mos kërko asgjë?
Mbaresa: Nuk e meriton të të them unë vëlla për ty!
Festim: Për mua ti kot që ekziston, je kot këtu!
Mbaresa: Nuk të fal!
Festim: Ti je kot këtu!
Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi këtë të diel dy ndeshjet e mbetura për raundin e 25-të. Me fillim nga ora 13:30 Laçi mposhti 3-0 Teutën, ndërsa në orën 16:30 në “Elbasan Arena” Tirana iu fal një penalltie dhe kaloi 1-0 Skënderbeun, duke lënë korçarët në vendin e fundit.
Në stadiumin e Laçit vendasit u treguan të “pamëshirshëm” dhe mposhtën Teutën 3-0. Paulo Junior në pjesën e parë dhe dopieta e Cordeiro bëri që kurbinasit të ngjiten në vendin e pestë me 30 pikë. Nga ana tjetër, për Teutën kjo është humbja e 11-të sezonale dhe ka gjashtë ndeshje që nuk merr pikët e plota në Superligë. Për të gjetur suksesin e fundit të durrsakëve duhet të kthehemi më 22 dhjetor 2024. Edhe pse “Djemtë e Detit” ndryshuan trajner, ende Bledar Devolli nuk e ka shijuar suksesin në stolin durrsak.
Në “Elbasan Arena” Tirana u rikthye te fitorja pas dy barazimeve radhazi dhe këtë e bëri duke mposhtur 1-0 Skënderbeun. Ishte minuta e 85-të kur Vogli, i futur në fushë gjashtë minuta më herët fitoi një penallti e cila u kthye në gol nga Bajrovic. Festë bardheblu në stadium dhe korçarët e Ernest Gjokës ‘në tapet’. Tirana me 26 pikë lë zonën e ftohtë dhe merr vendin e shtatë, ndërsa korçarët mbeten në pozitën e fundit me 20 pikë dhe në pesë ndeshjet e fundit kanë siguruar vetëm një fitore, një barazim dhe tre humbje.
Pas mbylljes së javës së 25-të renditja kryesohet nga Egnatia me 48 pikë, ndjekur nga Vllaznia me 44 pikë, Dinamo me 41 dhe Partizani me 40 pikë. Në fund Bylis, Teuta dhe Skënderbeu.
Superliga, raundi 25-të:
E shtunë, 15 shkurt 2025
13:30
Bylis 1-1 AF Elbasani
Egnatia 2-0 Partizani
16:30 Dinamo 0-0 Vllaznia
E diel, 16 shkurt 2025
13:30 Laçi 3-0 Teuta
16:30 Tirana 1-0 Skënderbeu
Renditja: