Asteroidi vrasës është ‘rrugës’, NASA ngre ALARMIN! Shkencëtarët kanë llogaritur se..

0

Shkencëtarët kanë llogaritur se korridori i rrezikut të tij shtrihet në lindje nga Oqeani Paqësor…

Shanset që asteroidi “2024 YR4” të godasë tokën në 22 dhjetotir të vitit 2032 janë rritur nga 2.3% në 3.1% sipas një raporti të fundit të publikuar nga Agjencia Amerikane e Hapësirës NASA. Pavarësisht këtyre shanceve në rritje, ekspertët thonë se nuk ka nevojë për panic ndërsa Komuniteti Global Astronomik po monitoron nga afër situatën dhe teleskopi hapësinor James Webb pritet që të vëzhgojë objektivin e këtij asteroid në muajin e ardhshëm.

Parashikimi prej 3.1% që Asteroidi “2024 YR4” të godasë token në 22 dhjetotir të vitit 2032 është kërcënimi më I madh I rregjistruar ndonjëherë nga një asteroid ndaj planetit tone në dy dekada. Asteroidi “2024 YR4”që vlerësohet se ka një diameter nga 40 deri në 90 metra sipas shkencëtarëve ka një përbërje tipike të rrallë me metale.

Shkencëtarët kanë llogaritur se korridori i rrezikut të tij shtrihet në lindje nga Oqeani Paqësor, mbi Amerikën e Jugut, Oqeanin Atlantik, Afrikë, Lindjen e Mesme dhe në Azi. Kjo trajektore e sjell asterodidin mbi 8 nga 100 qytetet më të populluara në botë: Bogotá, Abidjan (abixhan) , Lagos, Khartoum, Mumbai, Kolkata dhe Dhaka (d-haka).

Vetëm zona urbane e këtyre qyteteve ka një popullsi të kombinuar prej më shumë se 110 milionë banorësh, me potencialin shkatërrues të asteroidit “2024 YR4” ekuivalent me 8 milionë tonë dinamit, afërsisht 500 herë më i madh se fuqia e bombës atomike të hedhur në Hiroshima NASA ka testuar tashmë me sukses teknologjitë për të devijuar asteroidet, veçanërisht gjatë misionit të saj DART në vitin 2022, i cili ridrejtoi një asteroid dy herë më të madh se “2024 YR4”.

Rritet Euro/ Cfarë po ndodh me kursin e këmbimit? Ja me sa blihet Euro dhe Dollari sot

Ditën e sotme, më 20 shkurt 2025,

Dollari amerikan blihet me 94.6 lekë dhe shitet me 95.6 lekë.

Euro blihet me 98.9 lekë dhe shitet 99.5 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.4 lekë, ndërsa në shitje me 105.2 lekë.

Paundi britanik blihet me 118.9 lekë dhe shitet me 120 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 66.3 lekë, ndërsa në shitje me 67.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për monedhat e huaja:

Ka alergji ndaj ujit, rasti i rallë i gruas i ka habitur të gjithë! Sa herë që ka kontakt me ujin, i skuqen..

0

Kendall Bryce, një grua 25-vjeçare nga Mbretëria e Bashkuar, ka shpërndarë historinë e saj tronditëse për një gjendje të rrallë të lëkurës që e bën të vuajë nga dhimbje ekstreme sa herë që kontakti me ujin është i nevojshëm. Ajo vuan nga urtikaria, një sëmundje që shkakton skuqje të lëkurës, kruajtje dhe ënjtje të dhimbshme pas çdo kontakti me ujin, pa marrë parasysh temperaturën e tij. Kjo situatë që ka filluar që në moshën 15-vjeçare, është kaq e rëndë sa e bën atë të përjetojë ndjesi të ngjashme me djegien nga diçka e nxehtë.

Simptomat e Kendall janë të vështira për tu menaxhuar, pasi pas çdo dushi ose kontakt me ujin, përfshirë edhe pirjen e ujit, shkakton një ndjesi djegieje dhe dhimbjeje. Ajo e përshkruan këtë dhimbje sikur dikush po i mban një çakmak ndezur në trup, një gjendje që mund të zgjasë për një kohë të gjatë, duke e detyruar të qajë nga dhimbja. Ajo është e detyruar të bëjë dush vetëm dy herë në javë për shkak të dhimbjes së padurueshme dhe shpesh shqetësohet për pasojat e mos pastrimit të trupit. Për më tepër, ndryshimet e motit, si shiu dhe lagështia, e detyrojnë të planifikojë ditët e saj me kujdes për të shmangur këto dhimbje, dhe ndonjëherë ajo surprizohet nga moti dhe e gjen veten duke vuajtur pas një shiu të papritur.

Gjendja e saj ka një ndikim të madh edhe në jetën e saj familjare. Për shembull, ajo ka treguar se nuk ka mundur kurrë t’i bëjë një dush djalit të saj një vjeçar, pasi është e pamundur për të prekur ujin pa përjetuar dhimbje. Në vend të saj, nëna e ndihmon për t’u kujdesur për djalin. Përvoja e saj e dhimbshme është përkeqësuar në vitet e fundit dhe tani ajo thotë se dhimbja ka filluar të ndihet më shumë si një djegie e fortë.

Dhuratë para zgjedhjeve/ Ja kur nis shpërndarja e bonusit të pranverës për pensionistët

0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas debatit dhe polemikave në rrjetet sociale lidhur me bonusin e pranverës për pensionistët.

Në një postim në Twitter, ai ka publikuar vendimin e qeverisë dhe ka theksuar se flet me përgjegjësi të plotë, duke mohuar pretendimet se bonusi nuk do të shpërndahet.

Rama njoftoi gjithashtu datën konkrete të nisjes së shpërndarjes së bonusit, e cila do të jetë 1 mars 2025.

“Jo vetëm që unë nuk gënjej, por flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë populli. Meqë vizion kanë akuzën, program kanë shpifjen dhe forcë udhëheqëse kanë gënjeshtrën, kudo, kurdoherë e për çdo gjë, e përhapën edhe lajmin që s’ka bonus për pensionistët! Por ja që vendimi për bonusin është marrë që në 9 janar dhe shpërndarja nis më 1 mars. Ta gëzojnë pensionistët dhe Zoti paftë e bëftë për ata që luajnë edhe me nervat e tyre,” shkruan kryeministri.

Vendimi për bonusin ishte marrë më herët nga qeveria, por spekulimet në rrjetet sociale kishin ngritur dyshime për ekzekutimin e tij. Me këtë reagim, kreu i qeverisë ka sqaruar se shpërndarja do të ndodhë sipas planit të përcaktuar.

Cfarë na pret 5 ditët në vijim? Sinoptikania zbulon cfarë pritet të ndodhë me Motit..

0

Sinoptikania e njohur Tania Porja ka bere parashikimin e Motit per 5 ditët ne vijim per vendin tonë.

Në pergjithesi pritet mot i kthjellet nga dita e enjte deri ditën e shtunë por me ulje te temperaturave. Nga e diela dhe në vijim kemi nje ritje te temperaturave por shtim te vranësirave në territor..

Ndiqni videon më poshtë

Dalin detaje nga ngjarja e rëndë në Shkodër, gjendet SMS në celularët e tyre, ja cfarë i kërkonte 34-vjeçari..

0

Pas ngjarjes së ndodhur dje në Shkodër, ku Kolë Manaj plagosi rëndë të dashurën e tij dhe më pas me të njëjtën armë vrau veten, policia ka marrë në pyetje familjarët dhe të afërmit e tyre.

Sipas deklarimeve, burime nga policia pohojnë se shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë kërkesa e 44-vjeçares për të ndërprerë marrëdhënien në çift. Të njëjtat burime sqaruan se Anila Ndoka, (mbiemrin Prendushi e kishte nga martesa e mëparshme) kishte shfaqur shqetësim tek të njohurit e saj se 34-vjeçari nuk punonte. Sipas deklarimeve, çifti që prej afro 5 vitesh ishin në bashkëjetesë, kishin nisur konfliktet në dy javët e fundit.

34-vjeçari i dërgonte dhe mesazhe që do vriste veten nëse Anila do e linte, sms të cilat sipas të njëjtave burime janë gjetur në celularët e tyre.

Anila Ndoka vijon të qëndrojë në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u qëllua me një plumb pistolete në kokë.

“Ja cfarë dëgjova një natë” Rrëfimi i një punonjëse morgu: Dy rastet më të tmerrshme ishin kur.. (Video)

0

Kjo është historia e një punonjëse morgu! Ajo vjen në “Homeland Albania” për të rrëfyer gjithçka për punën që bën si dhe për t’ju përgjigjur të gjitha pyetjeve, nga më të çuditshmet tek ato më naivet. A ka parë ndonjëherë fantazma? Si ia bën me erën e rëndë? Të gjitha pyetjet marrin përgjigje në “Maska”.

Ndiqni videon më poshtë:

Për me tepër na ndiqni në Portali Shqiptari

“Të lutem biri im se janë lekët e ilaceve” Ish-polici i Bashkisë tregon rastin prekës kur i mori arkën me perime një gjysheje: Më erdhi keq, nuk dija ca të beja..

0

Një ish-punonjës i Policisë Bashkiake tregon momentet që kanë lënë gjurmë gjatë punës së tij. Nga sekuestrimi i fruta-perimeve, tek ndërtimet pa leje dhe gjobat, nën maskë ai rrëfen të vërtetat e punës së tij.

Ndiqni videon më poshte me rrefimin e ish policit të Bashkisë së TIRANES

Ndryshon kursi i këmbimit, ja cfarë po ndodh me monedhat e huaja ditën e sotme..

0

Ditën e sotme, më 19 shkurt 2025,

Dollari amerikan blihet me 94.3 lekë dhe shitet me 95.5 lekë.

Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.2 lekë, ndërsa në shitje me 105.2 lekë.

Paundi britanik blihet me 118.7 lekë dhe shitet me 119.7 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 66.2 lekë, ndërsa në shitje me 67.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për monedhat e huaja:

Pse e qëlloi bashkëjetuesi nënën e 3 fëmijëve në Shkodër, ja cila dyshohet të ketë qenë arsyeja..

0

Nëna e 3 fëmijëve, Anila Ndoka u qëllua me një plumb në kokë brenda automjetit të saj nga bashkëjetuesi prej 5 vitesh, 34-vjeçari Kolë Manaj.Pasi kreu aktin e rëndë, ky i fundit kreu vetëvrasje. Për pasojë autori ndërroi jetë, ndërsa Anila Ndoka ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës.

Sipas korrespondentes së Klan News Emi Kalaja, personat e afërt të të plagosurës Anila Ndoka kanë thënë se 34-vjeçari ishte i papunë dhe problemet ekonomike mund të kenë sjellë dhe konfliktet mes çiftit. Ata përjashtojnë pistën e krimit të pasionit për motive xhelozie.

E plagosura, rreth 44 vjeç është me profesion punonjëse sociale dhe aktualisht punonte për një qendër komunitare pranë Bashkisë Shkodër.

Ndërkohë, në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë. Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi rrethanat e rastit