“Po kap edhe moshat e reja” Onkologia e njohur tregon 4 shkaktarët kryesorë të kancerit

Onkologe Emiljana Huta eshte shprehur se faktori i parë dhe që është i vërtetuar tashmë se eshte burim i sigurte i kancerit është duhani.

Në radhë të dytë do ë vendosja faktori në moshë.

Ne na bëjnë shumë përshtypje sepse kanceri tashmë themi që po kap edhe moshat e reja.

Fatkeqësisht, por asgjë nuk ndryshon faktin që sa më të vjetër që ne bëhemi, aq më i madh është rreziku i të pasurit kancer.

Gjëja e tretë, e cila edhe kjo është jo më pak e rëndësishme, është obeziteti.

Është vërtetuar tashmë një lidhje e drejtpërdrejtë midis obezitetit dhe kancerit dhe shumë kancereve, pra jo vetëm një lloj kanceri, pastaj sikur patjetër që hyn edhe ushqyerja, jo e shëndetshme, pra jo konsumi i mishit të kuq çdo ditë, ose më së tepërmi i produkteve të përpunuara të të mishit.

Po krijohet autizëm funksional tek fëmijët nga vetë prindërit, mjeku logoped tregon problemet nga ekspozimi para ekraneve..

0

“Fëmija nuk flet ende” është një nga deklaratat që vitet e fundit prindërit e bëjnë shpesh për të vegjlit.  Rezulton se nuk janë thjesht vëzhgime të rastësishme të tyre, pasi logopedi Erges  Eskiu pohon në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan se rastet e të folurit me vonesë te fëmijët janë shtuar.

Më parë njerëzit e lidhnin me gjenetikën sepse njëri prind mund të kishte folur më vonë, por kjo nuk mbështetet gjerësisht nga mjekësia. Gjithashtu, dikur mjedisi ka qenë më favorizues sepse familjet ishin më të mëdha dhe fëmijët kishin kontakt të vazhdueshëm me pjesëtarë të ndryshëm. Njëkohësisht, nuk kishte studime apo informacione të hollësishme e të mjaftueshme për prindërit.

Në ditët e sotme, ata janë më të kujdesshëm për shëndetin e fëmijës dhe i dallojnë herët problematikat. Por ajo çfarë ndodh është se në epokën e teknologjisë dhe ekspozimit të fëmijëve ndaj saj, ndërveprimi real me ta është vështirësuar.

Erges Eskiu: Sot, e para është kultura shëndetësore që prindërit janë të predispozuar për ta kapur herët.

Aldo: Po, mamatë e reja, shtatzënë sigurisht që i bëjnë të gjitha kontrollet,  gjërat.

Erges Eskiu: Edhe zhvillimi i teknologjisë ose pas pandemisë ka ndodhur që duke qenë se qëndron para ekranit dhe krijon shokun virtual, shoku virtual është shumë egoist dhe nuk të lejon që të ndërveprosh ose të diskutosh.

Aldo: Ç’do të thotë? Pra ti thua që një 4, 6-muajsh që i vënë laptopin apo celularin përpara ai pëson një shok që nuk na e tregon?

Erges Eskiu: Ai fillon dëgjon muzikën dhe nuk e ka fytyrën e prindit përpara që të komunikojë me prindërit e tij por thjesht dëgjon muzikën ose disa fjalë në ajër. Nuk ka lidhje ose ndërveprim, bashkëbisedim mes shokut virtual dhe fëmijës, nuk zhvillohet qeshja sociale që mund të pengojë fëmijën.

Predispozita gjenetike ka 10% rëndësi në të folurin e fëmijës. Një pjesë tjetër ndikohet nga karakteristikat e tij dhe mjedisi përreth. Teknologjia i bashkëngjitet problemit duke krijuar “autizmin funksional”, vështirësi në raportet e reja apo ekzistuese dhe të folurin robotik. Logopedi thekson rëndësinë e komunikimit që prindërit duhet të ndërtojnë me fëmijën.

Erges Eskiu: Gjatë pandemisë,  duke qenë të papërgatitur prindërit, gjetën zgjidhje para teknologjisë ose  Youtube. Kjo mund të japë probleme të ndryshme në komunikim. E para  është, te fëmijë të rritur,   munden që të mbyllen dhe të krijojnë një lloj autizmi funksional. Që do të thotë, që këta fëmijë nëse qëndrojnë me orë të tëra para teknologjisë ose videolojërave, do të kenë vështirësi në ndërveprim social ose ndërtimin e marrëdhënieve të reja ose nëse i ndërtojnë këto marrëdhënie,nuk do të kenë fort mundësinë…

Aldo: Një mur vështirësie që ndërtohet ditë pas dite, orë pas ore, pa u kuptuar.

Erges Eskiu: Po, gjendja e tyre emocionale nuk  i lejon që ata të ndërlidhen apo të krijojnë shoqëri të reja, t’i mbajnë ato shoqëri. Mund të kemi të folur robotik…

Aldo: Po, këto ninxhat, e di.

Erges Eskiu: Që është prapë një problem tjetër gjuhësor që vjen prapë nga ekspozimi i tepërt i teknologjisë ose duke e vendosur fëmijën aty. Është shumë e rëndësishme që prindërit, mami e babi të  paktën gjysmë ore duhet të merren me fëmijën në ditë. Ta pyesin si ka kaluar, çfarë hallesh ka, çfarë gëzimesh mund të ketë përjetuar  ose çfarë ka ndodhur me jetën e tij ose mund të tregojnë rreth vetes së tyre, si  e kanë kaluar ditën dhe kështu fëmija ndihet që mami dhe babi është aty duke vendosur komunikimin dhe ai nesër, pasnesër nuk do t’u thotë kurrë prindërve ku ishe ti kur unë kisha një problem me shokun, ku ishe ti kur edukatorja ose mësuesja më foli, ti s’ke qenë asnjëherë për mua.

A do të jetë edhe fundjava e ftohtë? Sinoptikanja Porja jep lajmin e mirë për Motin..

0

Gjatë kësaj jave në territorin e vendit janë shënuar temperatura mjaft të ulëta, por nuk mund të themi të njëjtën gjë edhe për fundjavën. Sinoptikanja Lajda Porja nga “MeteoAlb” bën të ditur se kjo valë e të ftohtit do të largohet gradualisht duke filluar nga sot.

Lajda Porja: Kemi pasur një valë të ftohtë që ka regjistruar temperatura mjaft të ulëta, ku dita e djeshme në fakt ka qenë edhe dita më e ftohtë. Sot, kjo valë po largohet gradualisht. Sot kemi pasur në vlerat minimale rritje me të paktën 2 gradë, ku temperatura minimale mbetet minus 5 gradë në zonat e veri-lindjes, ku qytetet më të ftohta janë Bulqiza dhe Peshkopia. Maksimalet do të kenë rritje me të paktën 2 apo 3 gradë, duke bërë që në mesditë të ngjitemi në vlerën 14 apo 15 gradë. Temperatura tipike të Shkurtit.

Fundjava parashikohet të jetë e qëndrueshme pa reshje shiu, ndërsa temperaturat do të rriten sërish duke arritur deri në 16 gradë Celsius në maksimalet e tyre.

Lajda Porja: Parashikohet një fundjavë e qëndrueshme përsa i përket reshjeve, sidomos e shtuna që do të ketë më shumë diell. Shtohen vranësirat ditën e dielë, në pjesën e dytë të ditës bëhen akoma më të dendura dhe në fundjavë do të kemi sërish rritje të temperaturave duke i kthyer këto vlera termike në tipike të Shkurtit. Parashikohet që e shtuna dhe e diela të shënojë temperatura minus 3 dhe minus 4 gradë do të jenë zonat malore që do të shënojnë temperaturat më të ulëta. Do të ngjitet termomentri deri në 16 gradë të shtunën dhe të dielën. Rriten temperaturat duke ju rikthyer javës së fundit të Shkurtit vlerave të tyre normale klimatike.  

Ndryshime në kursin e këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja

0

Dit;n e sotme, më 21 shkurt 2025,

Dollari amerikan blihet me 94 lekë dhe shitet me 95 lekë.

Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet 99.4 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.1 lekë, ndërsa në shitje me 105.1 lekë.

Paundi britanik blihet me 118.9 lekë dhe shitet me 120 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 66.1 lekë, ndërsa në shitje me 67.4 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për monedhat e huaja:

Ndryshon Moti, ja cfare pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes Tanja Porja.. (Video)

0

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, per ditën e shtunë dhe të dielë mbetemi ne kushtet e motit te qendrueshem por me temperatura te ulëta.

Nga dita e hënë dhe më pas priten reshje shiu kryesisht gjatë ditës së martë ndërsa temperaturat pritet te rriten..

Per me teper ndiqni videon..

Kur ngrohet koha? Sinoptikania zbulon kur vjen kthesa e Motit, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim..

0

Sipas sinopoptikanes Tanja Porja, nga dita e dielë pritet rritja e temperaturave, ndërkohë javën që vjen priten rrebeshe dhe dëborë..

Ndiqni videon më poshtë për më tepër detaje..

Asteroidi vrasës është ‘rrugës’, NASA ngre ALARMIN! Shkencëtarët kanë llogaritur se..

0

Shkencëtarët kanë llogaritur se korridori i rrezikut të tij shtrihet në lindje nga Oqeani Paqësor…

Shanset që asteroidi “2024 YR4” të godasë tokën në 22 dhjetotir të vitit 2032 janë rritur nga 2.3% në 3.1% sipas një raporti të fundit të publikuar nga Agjencia Amerikane e Hapësirës NASA. Pavarësisht këtyre shanceve në rritje, ekspertët thonë se nuk ka nevojë për panic ndërsa Komuniteti Global Astronomik po monitoron nga afër situatën dhe teleskopi hapësinor James Webb pritet që të vëzhgojë objektivin e këtij asteroid në muajin e ardhshëm.

Parashikimi prej 3.1% që Asteroidi “2024 YR4” të godasë token në 22 dhjetotir të vitit 2032 është kërcënimi më I madh I rregjistruar ndonjëherë nga një asteroid ndaj planetit tone në dy dekada. Asteroidi “2024 YR4”që vlerësohet se ka një diameter nga 40 deri në 90 metra sipas shkencëtarëve ka një përbërje tipike të rrallë me metale.

Shkencëtarët kanë llogaritur se korridori i rrezikut të tij shtrihet në lindje nga Oqeani Paqësor, mbi Amerikën e Jugut, Oqeanin Atlantik, Afrikë, Lindjen e Mesme dhe në Azi. Kjo trajektore e sjell asterodidin mbi 8 nga 100 qytetet më të populluara në botë: Bogotá, Abidjan (abixhan) , Lagos, Khartoum, Mumbai, Kolkata dhe Dhaka (d-haka).

Vetëm zona urbane e këtyre qyteteve ka një popullsi të kombinuar prej më shumë se 110 milionë banorësh, me potencialin shkatërrues të asteroidit “2024 YR4” ekuivalent me 8 milionë tonë dinamit, afërsisht 500 herë më i madh se fuqia e bombës atomike të hedhur në Hiroshima NASA ka testuar tashmë me sukses teknologjitë për të devijuar asteroidet, veçanërisht gjatë misionit të saj DART në vitin 2022, i cili ridrejtoi një asteroid dy herë më të madh se “2024 YR4”.

Rritet Euro/ Cfarë po ndodh me kursin e këmbimit? Ja me sa blihet Euro dhe Dollari sot

Ditën e sotme, më 20 shkurt 2025,

Dollari amerikan blihet me 94.6 lekë dhe shitet me 95.6 lekë.

Euro blihet me 98.9 lekë dhe shitet 99.5 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.4 lekë, ndërsa në shitje me 105.2 lekë.

Paundi britanik blihet me 118.9 lekë dhe shitet me 120 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 66.3 lekë, ndërsa në shitje me 67.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për monedhat e huaja:

Ka alergji ndaj ujit, rasti i rallë i gruas i ka habitur të gjithë! Sa herë që ka kontakt me ujin, i skuqen..

0

Kendall Bryce, një grua 25-vjeçare nga Mbretëria e Bashkuar, ka shpërndarë historinë e saj tronditëse për një gjendje të rrallë të lëkurës që e bën të vuajë nga dhimbje ekstreme sa herë që kontakti me ujin është i nevojshëm. Ajo vuan nga urtikaria, një sëmundje që shkakton skuqje të lëkurës, kruajtje dhe ënjtje të dhimbshme pas çdo kontakti me ujin, pa marrë parasysh temperaturën e tij. Kjo situatë që ka filluar që në moshën 15-vjeçare, është kaq e rëndë sa e bën atë të përjetojë ndjesi të ngjashme me djegien nga diçka e nxehtë.

Simptomat e Kendall janë të vështira për tu menaxhuar, pasi pas çdo dushi ose kontakt me ujin, përfshirë edhe pirjen e ujit, shkakton një ndjesi djegieje dhe dhimbjeje. Ajo e përshkruan këtë dhimbje sikur dikush po i mban një çakmak ndezur në trup, një gjendje që mund të zgjasë për një kohë të gjatë, duke e detyruar të qajë nga dhimbja. Ajo është e detyruar të bëjë dush vetëm dy herë në javë për shkak të dhimbjes së padurueshme dhe shpesh shqetësohet për pasojat e mos pastrimit të trupit. Për më tepër, ndryshimet e motit, si shiu dhe lagështia, e detyrojnë të planifikojë ditët e saj me kujdes për të shmangur këto dhimbje, dhe ndonjëherë ajo surprizohet nga moti dhe e gjen veten duke vuajtur pas një shiu të papritur.

Gjendja e saj ka një ndikim të madh edhe në jetën e saj familjare. Për shembull, ajo ka treguar se nuk ka mundur kurrë t’i bëjë një dush djalit të saj një vjeçar, pasi është e pamundur për të prekur ujin pa përjetuar dhimbje. Në vend të saj, nëna e ndihmon për t’u kujdesur për djalin. Përvoja e saj e dhimbshme është përkeqësuar në vitet e fundit dhe tani ajo thotë se dhimbja ka filluar të ndihet më shumë si një djegie e fortë.

Dhuratë para zgjedhjeve/ Ja kur nis shpërndarja e bonusit të pranverës për pensionistët

0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas debatit dhe polemikave në rrjetet sociale lidhur me bonusin e pranverës për pensionistët.

Në një postim në Twitter, ai ka publikuar vendimin e qeverisë dhe ka theksuar se flet me përgjegjësi të plotë, duke mohuar pretendimet se bonusi nuk do të shpërndahet.

Rama njoftoi gjithashtu datën konkrete të nisjes së shpërndarjes së bonusit, e cila do të jetë 1 mars 2025.

“Jo vetëm që unë nuk gënjej, por flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë populli. Meqë vizion kanë akuzën, program kanë shpifjen dhe forcë udhëheqëse kanë gënjeshtrën, kudo, kurdoherë e për çdo gjë, e përhapën edhe lajmin që s’ka bonus për pensionistët! Por ja që vendimi për bonusin është marrë që në 9 janar dhe shpërndarja nis më 1 mars. Ta gëzojnë pensionistët dhe Zoti paftë e bëftë për ata që luajnë edhe me nervat e tyre,” shkruan kryeministri.

Vendimi për bonusin ishte marrë më herët nga qeveria, por spekulimet në rrjetet sociale kishin ngritur dyshime për ekzekutimin e tij. Me këtë reagim, kreu i qeverisë ka sqaruar se shpërndarja do të ndodhë sipas planit të përcaktuar.