Zonja e Parë më seksi në botë, hidhet në liqen për të shpëtuar qenin e saj

410
0

Përpara qenit të saj Picoly që përpëlitej në liqen, zonja e parë e Brazlit, Marcela Temer, nuk u mendua dy herë për tu hedhur dhe për ta shpëtuar.

Ngjarja ka ndodhur në parkun e Palácio do Planalto, ku ndodhet selia zyrtare e Presidencës.

34-vjeçarja, ish-Miss, po shëtiste me djalin Michelzinho dhe dy qentë e saj, kur Picoly ra në liqen.

Mësohet se truproja që refuzoi të shpëtonte Picoly u hoq nga puna, ndërkohë që Marcela, nuk u mendua dy herë për tu hedhur në ujë.

Marcela Temer, e cila cilësohet si zonja e parë më seksi në botë, është shumë e lidhur me qentë e saj. Ajo i mban gjithmonë me vete edhe në intervista televizive, duke iu dhuruar një popullaritet të madh.