Zjarr në tragetin qe ishte nisur drejt Italise, brenda 242 pasagjerë

164
0

Flakët e zjarrit kane përfshirë tragetin e linjës Greqi-Itali.

Sipas informacioneve të fundit, deri më tani në mjetet lundruese të portit dhe të rojes bregdetare italiane janë zbarkuar 242 persona, të cilët pritet të transferohen në Korfuz.

Në të njëjtën kohë, një pasagjer me probleme të frymëmarrjes është transportuar me varkë në ishull dhe është marrë nga EKAB. Burri ishte anëtar i ekuipazhit.

Anija mbante 237 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit.

Sipas informacioneve, kapiteni i anijes bëri me dije se të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë mbledhur nga anijet lundruese, mjete lundruese të portit dhe rojet bregdetare italiane.

Anija “Elyros”, fregata zjarrfikëse Hydra dhe anije të tjera ngjitur janë duke nxituar drejt zonës detare ku ndodhi ngjarja.

Sipas ERT, zjarri ka nisur nga kuverta e 3-të, ku ishin parkuar kamionët.