Rama jep lajmin e mirë për shqiptarët. Arrihet marreveshja e rendesishme, Zvicra do te..

124
0

Zvicra do njohë pensionet pë shqiptarët.

Të gjithë shtetasit shqiptarë që punojnë rregullisht në Zvicër, do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama teksa në postimin e tij në rrjetet sociale theksohet se shqiptarët nuk do të humbasin asnjë ditë nga periudha kontributive.

Reagimi i Ramës:

Njohja e ndërsjelltë e sigurimeve shoqërore. Nënshkrimi i Marrëveshjes Kuadër në fushën e mbrojtjes shoqërore mes Ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Ministrit për Çështjet e Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjen Sociale të Zvicrës, Alain Berset. Shtetasit shqiptarë që punojnë rregullisht në Zvicër, do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës, duke mos humbur asnjë ditë nga periudha kontributive.