Zhurma dhe pamje të pazakonta nga kamerat, qytetari: Nuk po fle në shtëpi, çfarë është kjo?

1839
0

Të gjithë habitemi kur dëgjojmë zhurma të çuditshme në shtëpinë ku jetomë, aq më tepër nëse ndodhin natën .

Një qytetar i ka shkruar JOQ ALBANIA, duke i treguar se prej ditësh po përballet me një situatë të çuditshme në shtëpinë e tij. Ai shprehet se rreth orës 02:30 dhe deri në orën 03:00, qeni i tij shkon tëk këndi i ballkonit dhe bën veprime të çuditshme, dhe leh pa pushim.

Përballë kësaj situatë, qytetari vendosi kamera në vendin ku shkon qeni. Nga pamjet e kamerave, ai vë re se brenda shtëpisë së tij bëhëj një dritë në formë të rrumbullakët, të cilën qeni e ndjek me sy dhe leh. E njëjta situatë përsëritet ditë pas dite eksaktesisht në të njëjtën orë.

Qytetari thotë se ndihet i shqetësuar, pasi shtëpia është marrë me qera para pak kohesh. Që prej asaj dite ai thotë se nuk fle në shtëpinë e tij.

Qytetari tregon:

“Pershendetje JOQ! Hapa kamerat e shpis edhe po shifja rregjistrimet ne dark. C’nuk na pane syte. Kur kam ardh ke kjo shpia me qera qe nga dita e par qe hym pernat ne 2 e gjys 3, qeni u conte edhe shkonte ke cepi i deres balkonit qe esht ngjitur me tv edhe ungerinte grr grrr gjithe kohes. Mas nja 2 mujesh mora kamera.
Ora e kameres esht 2 or mbrapa ngjarjet kan ndodh me 2e30 e deri ne 4 e 15 te mengjesit.
Kur po shikoja videot qe ben kamera save sa her ka levizje pash kto drritat e cuditshme qe na kan cudit keq fare.
Jua cova mos keni nai lloj programi qe qartson pamjen se kisha qef me ik me flejt prap nshpi sot.
Pernat ngjoja zhurma te cuditshme edhe gjithmon mas ores 2. Flm.”