Zelanda e Re kërkon punonjës për kivin: 17 dollarë ora!

2856
2

Në Zelandën e Re ka mungesë punëtorësh në sektorin e agrikulturës, duke bërë që shumë fruta të mos mblidhen.

Fruti më i kultivuar në këtë vend është kivi, ku çdo vit lihen me tonë që të kalbet poshtë pemës.

Kryeministri Jacinda Ardern, deklaron se është e nevojshme që të lejohen më shumë punëtorë të juaj që të punojnë në industrinë e kivit, përfshirë edhe turistët.

Në Bay of Plenty, rajoni më i pasur me kivi, fruti i pjekur bie poshtë pemës, për shkak se nuk ka punëtorë që ta mbledhin.

Puna sezonale në këtë zonë paguhet me 17 dollarë në orë. Por neozelandezët, njësoj si në shumë vende të tjera, e kanë harruar agrikulturën.

Me 6 mijë vende vakante në fusha, qeveria ka lënë të hapur mundësinë që edhe turistët të mund të punojnë në këtë sektor.