“Xhensilës i ka ik truri vetëm nga mendimi që mund ta kishte vajzën ‘e mangët’ “: Emanuela Pepkola ia kthen me të njëjtën monedhë Xhensilës

3232
0

Xhensila Myrtezaj ka qenë nga ato mama të reja, që në rrjetet sociale as dorën a këmbën nuk i ka nxjerrë Ajkës, ndërkohë që vajzat e tjera të ekranit që janë bërë së fundmi nëna, i kanë hapur Instagram foshnjeve të porsalindura që ditën e parë. Njerëzit janë treguar jo pak kureshtarë, por në mesin e tyre, ka dhe njerëz që hamendësojnë lloj lloj problemesh shëndetësore që justifikojnë veprimin e Xhensilës për të mbajtur larg rrjetit, vajzën 6-muajshe.

Para pak ditësh, një komentues shkruajti se vogëlushja vuante nga sindroma Down, ndaj këngëtarja nuk publikonte foto të saj. Kaq do të mjaftonte, që Xhensila të shpërthente e ta quante atë “njeri psiqik dhe të ndyrë” pasi vajza e saj nuk ka asnjë mangësi.

Xhensila mori jo pak mbështetje në atë moment e u duk sikur të gjithë ishin me të, por themeluesja e fondacionit “Down Syndrome Albania”, Emanuela Pepkola Zaimi nuk mendon si Xhensila. Fjalët e saj kanë prekur jo pak prindër që kanë fëmijë me sindromën Doën dhe e para ka qenë pikërisht Emanula, nëna e tre fëmijëve, njëri prej tyre me sindromën Down, e cila i kujton Xhensilës kohën kur ajo bënte bamirësi ndaj fëmijëve me aftësi të veçanta.

“Heu bre mi Xhensilë! Të mendosh që dhe vijnë e këndojnë për “t’i dhënë zë” kauzës tonë! (Yes yes faji im që çoj ftesa lart e poshtë ke VIP-sat)

Komentuesi ka shpifur ndërsa …Xhensilës i ka ik truri vetëm nga mendimi që mund ta kishte gocën “e mangët”… dhe vazhdon me sharje diagnozash për t’i vënë kapak. Shpifjen e dimë çfarë është…po këtij reagimit të Xhensilës si t’ja vëmë emrin?..Tamam ju të mediave, pse dreqin nuk bëni si ju kërkon Xhensila?  

Emanuela Pepkola Zaimi kujton kohën kur Xhensila i dhuroi një vajzë me sindromën Down varësen e saj me kryq, ndërsa njerëzit shprehen se veprime të tilla bëhen vetëm para kamerave:

“Po pati kamera, jemi të mirët e botës dhe i duam të gjithë “Jo jo…gjithë dashni ka qenë…madje i dhuroi kryqin e saj një vajze me SD. Nuk është aty problemi… Nuk ka faj…aq di aq thotë”.