A të tanë quajtur ndonjëherë totëmadh?

Mbrëmja e së hënës është e fëmijëve të “Në Kurthin e Piter Pan” dhe pyetjeve të tyre, herë pas here edhe të sikletshme, për të ftuarit.

Këtë javën në emisionin e drejtuar nga Alketa Vejsiu ishte i ftuar drejtuesi i emisionit “Stop”, aktori Gentian Zenelaj.

Xhesion ishte kurioz nëse Zenelajn e kishin sharë ndonjëherë shokët, duke e quajtur kokëmadh, kokëqepë, apo katundar.

Alketa Vejsiu: Genti ke pasur ndonjë pseudonim në fëmijërinë tënde?

Gentian Zenelaj: Mua në fëmijëri më kanë thirrur Suxhino, por më kanë thirrur edhe kokëmadh.

Xheison: Shumë fëmijë shajnë njëri-tjetrin, i thonë p.sh. o totëmadh, o totëpatate, o totëfortë, o totëqepë, o tatundar, etj. Po ty a të a të tanë thënë ndonjëherë tështu?

Gentian Zenelaj: Mua më kanë sharë gjithmonë totëmadh (kokëmadh), por isha me fat se në Shëngjin ishte një tjetër që e kishte totën më të madhe se unë. Dhe i hante gjithmonë ai të sharat.

Ndërsa Eno Bimbli, i cili spikati në edicionin e vitit të kaluar të “Në Kurthin e Piter Pan”, e këtë vit vjen në një pozicion tjetër, e pyeti Zenelajn nëse gërhet natën?

Eno Bimbli: A gërhet natën?

Gentian Zenelaj: Përse qeshni ju sikur nuk gërhisni fare? Unë shoku im gërhas në të gjitha notat e pentagramit.

Eno Bimbli: D.m.th. gruaja yte fle ditën që të të dëgjojë ty natën?

Gentian Zenelaj: Gërhas sa vibrojnë perdet. Unë jam veshderr në muzikë… Di vetëm që gërhas, kështu më kanë thënë sepse nuk e kam kapur veten duke gërhitur, sepse sa zgjohem e gërhitura mbaron. E gërhitura ime është si një ninullë që e vë në gjumë gruan. /tvklan.al

- Advertisement -

“Kam dy vjet pa e parë”, Endri Prifti rrëfen pengun e madh të jetës

Këngëtari Endri Prifti i ftuar në Living Room të moderuar nga Brunilda Lahe ka folur për jetën e tij private dhe marrëdhënien e tij...

G Bani tregon momentin kur humbi shikimin nga syri i majtë..

Arban Përlala, i njohur nga të gjithë me emrin e artit G Bani ishte i ftuari i parë në emisionin S’e luan Topi. Ai ka...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.