7 arsyet përse femra duhet të lindë fëmijën e saj të parë përpara të 30-ave

Planifikimi familjar është një çështje që i përket sa nënës po aq dhe babait, por sipas specialistëve duket se shtatzënia ka një moshë ideale. Zakonisht i referohemi moshës 20 vjeçare, e cila konsiderohet si koha më e mirë, dhe kjo pohojet edhe nga disa studime universitare. Por cilat janë motivet që ata i konsiderojnë kaq të rëndësishme?

Ja 7 prej tyre!
Femra është më tepër fertile. Në këtë moshë mundësia për të ngjizur një fëmijë që në përpjekjet e para është tepër e madhe.

Një shëndet më i mirë për fëmijën. Me kalimin e viteve vezët pakësohen dhe po ashtu edhe cilësia e tyre gjë që mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve gjenetike si edhe kromozomike si për shembull sindroma down.
Femra është fizikisht më e aftë. Ajo do të ketë energjitë e duhura për t’u kujdesur në mënyrën e duhur për fëmijën pas lindjes.


Pothuajse të gjithë do të besojnë se jeni motra më e madhe. Kjo për ju do të jetë një pjesë e kënaqësisë.
Mund të ndërroni disa aksesorë. Nëse do të keni një vajzë, në momentin që ajo do të jetë më e rritur, do të mund të ndërroni me njëra-tjetrën një palë vathë, varëse etj.
Do të keni një dialog më të mirë mes jush. Fëmija ka tendencën të bisedojë më mirë me nënën nëse ajo nuk ka shumë diferencë moshe me të.


Udhëtimet me partnerin. Në momentin që fëmija juaj do të jetë rritur dhe do të jetë bërë një adoleshent që ka dëshirë të dalë me miqtë e tij, ju do të keni gjithashtu mundësi të shfrytëzoni kohën për një mbrëmje romantike me bashkëshortin brenda ose jashtë shtëpisë.
Pra nëse dëshironi një fëmijë dhe jeni ende në moshë të re, nuk duhet të frikësoheni. Këto janë anët pozitive, megjithatë nuk duhet të harroni se edhe siguria financiare është shumë e rëndësishme! Burimi: pernenat.al

- Advertisement -

Nga plakja e lëkurës e deri tek kanceri. Mjekja tregon rreziqet e këtij produkti që po përdoret shumë nga shqiptarët

E ftuar në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan mjekja Tea Shehu tregoi për publikun me hollësi rreziqet që shkaktohet në organizmin e tonë,...

Ju dalin jargë herë pas here teksa flini? Ja cfarë thonë ekpertët

Jargavitja është kur pështyma e tepërt del nga goja e një personi dhe ne të gjithë e bëjmë këtë herë pas herë. Por ae...

Nata që vlen “më shumë se një mijë muaj”: Vlera e Natës së Kadrit, çfarë duhet të bëjmë?

Kur është Nata e Kadrit? Muaji i Ramazanit, eventi më i madh vjetor i besimtarëve myslimanë, ka hyrë në periudhën e tij më të rëndësishme...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.