Vlonjati i merzitur me Ramën: Nuk më kthehet gruaja në shtëpi deri në 9 të darkës, më thotë jam në Lungomare

616
0

Kreu socialist Edi Rama ditën e sotme ka qenë në qytetin e Vlorës, ku ka zhvilluar takime me qytetarë dhe mbështetës të Partisë Socialiste.

Teksa fliste për investimet e qeverisë për Lungomaren, ai tregoi se një qytetar vlonjat e kishte takuar dhe i kishte thënë se nuk do ia jepte votën, sepse gruaja e tij nuk i kthehej në shtëpi deri në 9 të darkës pasi dilte xhiro në Lungomare.

“Më takoi njëri një ditë tha nuk ta jap më votën se nuk më kthehet gruaja në shtëpi deri në 9 të darkës, më thotë jam në Lungomare. Mir ta bën i thashë. Ka punuar për ty gjithë jetën, ka punuar në shtëpi. Ato shtëpitë tek Lungomarja mezi shiteshin, sot hajde bli shtëpi në Vlorë.