E fundit/ Rama ben njoftimin që askush se priste, ja çfarë pritet të ndodhë ne vendin tone

2219
0

Kreu i Qeverise, Edi Rama ka zbuluar se i është dërguar kërkesë Komisionit Teknik të ekspertëve për pandeminë që të rishikojnë orën policore.

Gjatë një bisede me kryeministrin, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se qytetarët e Elbasanit i kanë kërkuar që ora policore të shtyhet deri në orën 21:00 ose 22:00 duke marrë parasysh edhe nisjen e muajit të Ramazanit.

Rama tha se Komitetit i është dërguar një kërkesë për shtyrjen e orës policore dhe pritet përgjigjja e tyre por shtoi se ekspertët “janë shumë të shqetësuar”.

Dy ditë më parë, Komiteti i Ekspertëve vendosi të lërë në fuqi masat ekzistuese anti-COVID përfshi edhe ndalimin e lëvizjes pas orës 20:00.