Ditë të mira për Italinë, vendi drejt rihapjes, ja cfare do te ndryshoje

487
0

Pas një periudhe të gjatë izolimi dhe vuajtjesh mesa duket për Italinë po vijnë ditë të mira. Pak nga pak Italia po bëhet portokalli, me vetëm katër rajone në zonë të kuqe dhe po sheh shenjat e një rihapjeje të mundshme.

“Mbylljet dhe zonat e kuqe po sjellin rezultatet e para, por situata është ende shumë e ndërlikuar dhe ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, konfirmoi ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Nga e hëna, Kalabria, Lombardia, Emilia Romagna, Friuli Venezia Giulia, Piemonte dhe Toskana do t’u shtohen Abruzzo-s, Basilicata-s, Lazio-s, Liguria-s, Marche-s, Molise-s, Siçilisë, Umbrias, Venetos, provincës së Bolzanos dhe Trentos në zonën portokalli.

Sipas mediave italiane dyqanet do të rihapen dhe do të bëhet e mundur qarkullimi i qyetarëve brenda komunës së vendbanimit. Gjithashtu do të jetë e mundur që një herë në ditë, të vizitohen miqtë ose të afërmit në komunë, në një maksimum prej dy personash, përveç fëmijëve nën 14 vjeç me të cilët bashkëjetohet.