Vështirësitë dhe paragjykimet, habit kengetarja: Pas marteses, familjarët akoma nuk më flasin, gjyshi me thoshte..

632
0

Lindita Halimi është një ndër artistet shqiptare më të sukseshme, e cila ka arritur që emri i saj të dëgjohet edhe përtej kufijve shqiptarë. Për të arritur deri këtu ku është sot, asaj i është dashur të ngjisë shkallët e suksesit ngadalë, por me hapa të sigurt, edhe pse kishte shumë zëra nga pas që i thoshin se ajo nuk do ia dilte.

Të lindte në një fshat të vogël në Gjilan të Kosovës ka bërë që ajo të haset me shumë vështirësi dhe paragjykime gjatë rrugëtimit të saj muzikor.

E ftuar këtë të shtunë në emisionin Soiree me Jonida Shehun në ABC, Lindita ka kujtuar ato momente të vështira.

“E kam patur shumë të vështirë në fillim, plus që vija nga një fshat shumë i vogël dhe atje akoma vajzat martohen me mblesëri. Unë të këndoja ishte diçka shumë absurde. Që nga gjyshi edhe të gjithë më thoshnin ‘nuk është gjë e mirë, është emër i keq për familjen tonë, do na ngelesh pa martuar, nuk të merr askush’. Dalja ime në skenë ka qenë një shenjë guximi dhe lloj rebelimi se e kam dashur gjithmonë muzikën”, ka treguar Lindita Halimi.

Këngëtarja arriti t’i thyente pak nga pak ato mure që e rrethonin dhe iu tregoni shqiptarëve, por jo vetëm, talentin dhe vokalin e saj potent.