Vjen super lajmi! Vendi fqinj hap kufijte me Shqipërinë dhe ul çmimet për turistët

673
0

Këtë te diel Mali i Zi njoftoi hapjen e plotë nga kufizimet e pandemisë së koronavirusit.

Nderkohe mesohet nga njoftimi i Ministrise se jashtme shqiptare se Mali i Zi, që prej datës 1 Qershor 2020, ka vendosur të hapë kufijtë e tij me Republikën e Shqipërisë,

Gjithashtu MInistria ben me dije se, të gjithë shtetasve shqiptar, nuk do t’u kërkohet asnjë provë apo analizë speciale por me hyrjen në territorin malazez, ata do të marrin udhëzime të qarta mbi masat e higjienës dhe rregullat të cilat duhet të ndjekin në kuadër të luftës kundër COVID-19.

Nderkohe Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj tha se vendi po shkon drejt normalitetit dhe në ditët qe vijne do hapen edhe kufijtë me vendet fqinje, por me disa kushte të caktuara.

Ai i mëshoi faktit se Mali i Zi mbështetet tek turizmi dhe kjo gjë është jetike për ekonominë e vendit.

Gjeloshaj ai bëri me dije se janë marrë masa që operatorët turistikë të mos abuzojnë me çmimet, madje këtë vit ato kanë gjasa të jenë më të ulëta se çdo vit tjetër.

Nik Gjeloshaj tha:

Pas menaxhimit me sukses pritet që të kemi një sezon të sukseshëm turistik. Sa i përket çmimeve, pasi masat e qeverisë i kanë favorizuar bizneset përmes lehtësimeve të ndryshme fiskale, kështu që këtë vit do të jenë më të lira.