Njoftim i Ministrise se jashtme per qytetarët shqiptarë

216
0

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bere nje njoftim diten e sotme per ata shqiptare qe duan te udhetojne drejt Malit te Zi

Njoftim❗️

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, informon qytetarët shqiptarë se, Mali i Zi, që prej datës 1 Qershor 2020, ka vendosur të hapë kufijtë e tij me Republikën e Shqipërisë, duke mundësuar kështu lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Ky vendim është marrë edhe për disa vende fqinje dhe të Bashkimit Evropian, ndër to Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Polonia, Republika Çeke, Hungaria dhe Greqia.

Gjithashtu ju bëjmë me dije se, të gjithë shtetasve të vendeve të lartëpërmendura, nuk do t’u kërkohet asnjë provë apo analizë speciale por me hyrjen në territorin malazez, ata do të marrin udhëzime të qarta mbi masat e higjienës dhe rregullat të cilat duhet të ndjekin në kuadër të luftës kundër COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.