Vjen reagimi Urgjent nga nderkombetaret pas ngjarjes se fundit: Rama po pengon integrimin e Shqipërisë ne BE

2086
0

Reagimi i parë nga ndërkombëtarët pas votimit të Kodit të ri Zgjedhor nga maxhoranca pa konsensus ka ardhur nga Përfaqësuesi për Politikën e Jashtme të PPE në Parlamentin Europian, Eurodeputeti Michael Gahler i cili deklaron se shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit rrezikon të bllokojë dhe të shtyjë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave të pranimit në BE duke akuzuar qartazi kryeministrin Edi Rama se po pengon integrimin e vvendit ne BE.

Ndërkohë Gahler i bën thirrje Presidentit t’i kthejë ligjin e sotëm Parlamentit.

“Duke votuar sot shkeljen e Marrëveshjes së 5 Qershorit të negociuar nga Bashkimi Evropian me opozitën, kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e ardhshme të prillit, të cilat duhet të ishin të lira e të ndershme, dhe më të mira se të mëparshmet.

Me këtë veprim Rama qartësisht pengon integrimin evropian të Shqipërisë. Më saktësisht, shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit rrezikon të bllokojë dhe të shtyjë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave të pranimit në BE.
Shqipëria meriton shumë më mirë se kaq. Ne i bëjmë thirrje Presidentit t’i kthejë ligjin e sotëm Parlamentit. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Rama të rishikojë pozicionin e tij për hir të së ardhmes evropiane të popullit shqiptar”, deklaron Gahler.