Vjen lajmi i rendeshëm për të gjithë pensionistët, ja çfarë ka ndodhur

198
0

Instituti i Sigurimeve Shoqërore i kryesuar nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, i dha “OK” projektvendimit të dorëzuar nga qeveria për t’u dhënë pensionistëve nga pesë mijë lekë si shpërblim për festat e fundvitit.

Vendimi është marrë të martën, por vetëm ditën e djeshme është komunikuar zyrtarisht.

“Nën drejtimin e kryetares, njëherazi dhe ministre e Financave dhe Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Me vendim unanim, Këshilli miratoi projektin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shpërblimin e pensionistëve me 5,000 lekë për festat e fundvitit 2021, si dhe rezultatin financiar të Institutit të Sigurimeve Shoqërore”, citohet në komunikimin e ISSH-së në faqen zyrtare. Barra financiare për ndarjen e kësaj shume për të gjitha kategoritë e pensionistëve do të mbulohet nga buxheti i shtetit në pjesën më të madhe, ndërsa një pjesë do të financohet nga buxheti i ISHSH-së.

Krahas shumës, edhe mënyra se si do të bëhet ndarja e bonusit për pensionistët do të jetë e njëjtë me vitet e shkuara. Përmes fondit prej 3.5 miliardë lekësh, pesë mijë lekë ekstra do të shtohen në llogarinë e çdo personi që trajtohet me pension. Shpërndarjet do të bëhen në bazë të një grafiku, i cili hartohet nga Sigurimet Shoqërore, kryesisht pas datës 20 dhjetor. Ata që vendosin të mos presin në radhë, nuk e humbasin bonusin nëse e marrin në muajt e vitit në vijim.