Prezantohet projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë

29
0

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka prezantuar projektin për të cilin u ra dakord në mbledhjen e fundit të dy qeverive shqiptare për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës. Projekti sipas ministrit është prezantuar edhe në Bruksel.

“Ky projekt po e merr rrugën e vet dhe jemi në faza ku mund të fillojmë me një plan për menaxhim që mund të na japë edhe një afat kohor e një buxhet që mundet me e mbuluar. Kemi ndarë 1 milion Euro për projektin e fizibilitetit, kemi supozuar që do të kushtojë kaq. Edhe Shqipëria ka ndarë 1 milion euro. Projekti i fizibilitetit do të përfshijë edhe Portin Tokësor”.

Aliu thotë se me këtë projekt të hapen korridore të reja në Evropë që përfshihet edhe Kosova. Ministri Aliu ka pranuar se kanë kontratë me kompaninë e veriut të Kosovës RAD, pronarët e së cilës janë futur në listën e zezë të SHBA-së.

Ai ka thënë se janë duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë ligjore që të shohim se çka mund të bëjmë me kontratën që e kanë me këtë kompani meqë sipas tij kur e ka fituar tenderin kompania pronarët e saj nuk ishin në listën e zezë të Amerikës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.