Vjen lajmi i madh per inxhinieren Luljeta Bozo. Me ne fund ajo …

6689
0

Kryeministri i vendit Edi Rama duke parë popullaritetin që ka fituar inxhinierja e njohur Luljeta Bozo, e ka përfshirë atë në ekipin e procesit të rindërtimit pas tërmetit.

Ai e priti sot në zyrë inxhinieren 77-vjeçare, dhe së bashku kanë zhvilluar një bisedë kreysisht mbi metodën e inspektimit të ndërtesave që kanë pësuar dëme pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Inxhinieria i rrefeu kryeministrit Rama edhe merakun e saj, që ka të bëjë me mënyrën e ekspertimit të ndërtesave.

Ndërsa Rama i ka propozuar Bozos të jetë pjesë në procesin e hartimit të një pakete për caktimin e standarteve për riparimin e ndërtesave të dëmtuara.

Pjesë nga biseda:

Luljeta Bozo: Unë kam një shqetësim tjetër tani, mirë iku kjo e para, ata që ikën nuk i kthejmë dot. Njerëzit u struehuan. Tani fillon kjo ekspertiza, unë këtu e kam merakun.

Edi Rama: Jo jo ndaj i kemi sjellë këta ekspertët e huaj. Të huajt, ne i kemi kërkuar të na thonë mban apo s’mban. Por që shiriti të vihet se bie një tullë apo plagos një fëmijë. Kështu që prandaj.

Rama: Ajo që doja unë t’ju kërkoja me që shoh që jeni angazhuar, do ishte shumë pozitive nëse ju do të na ofronit ndihmë për pjesën e…po bëjmë një paketë të domosdoshme standartesh për riparimet. Dhe në këtë pjesë duam të na ndihmoni në këtë proces.

Bozo: Patjetër, qoftë me elementin strukturor, nuk ka gjë që nuk mund të riparohet, vetëm në rastin kur nuk mban trahu.

Bozo: Jo po të kenë dëmtim të vogël nuk ka problem

Rama: Do ta shikojmë

Bozo: Kam edhe një, duhet patjetër mendoj unë, që kaloi tërmeti i parë dhe janë panikosur kur thonë është e pabanueshme.

Rama: Jo përkohësisht

Bozo: Duhen sqaruar njerëzit që është e pabanueshme përkohësisht. Të nagazhohen inxhinierë me shumë përvojë. Se ka shumë inxhinierë që janë të gatshëm.

Bozo: Kemi pasur disa probleme që janë shkelur, që nga planifikimi, zgjidhjet urbane

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.