Rama merr vendimin, pezullon nga detyra Arben Malajn

703
0

Qeveria ka dalë sot me një vendim shumë të fortë në lidhje Arben Malajt.

Ish-ministri socialist, është aku zuar nga qeveria se ka dalë jashtë kontekstit të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së për shkak të deklaratave publike, kundër qeverisë së Edi Ramës.

Vendimi i plotë:

VENDIM Nr. 766, datë 3.12.2019 PËR PEZULLIMIN NGA DETYRA TË NJË ANËTARI TË KËSHILLIT MBIKËQYRËS TË BANKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 47, të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Z. Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pezullohet nga kjo detyrë.
  2. Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për shkarkimin e z. Arben Malaj nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Erion Braçe