Vjen dimri, borë, shi dhe acar

1973
0

Shirat e rrëmbyeshëm bora dhe ngricat kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në dhjetëra e qindra shtëpi në Francën juglindore.

Autoritetet vendore i kanë kërkuar njerëzve të qëndrojnë larg rrugëve nga reziku i rreshqitjeve apo renjet e pemëve.

Rreth 300 mijë vetë që kanë mbetur pa energji elektrike në disa qytete. Trafiku hekurudhor është përballur me vështirësi po ashtu.

Makinat e kamionët mbetën të bllokuar në borë dhe shumë rrugë u mbyllën në rajon.  Deri në 20 cm borë u regjistruan në lartësi të ulëta nga niveli i detit dhe mbi 30 cm mbi 300 metra.

Parashikimi i motit në BBC paralajmëron për kushte akoma më të vështira të motit në kontinentin e Evropës që tashmë është përballur me reshjet e para të borës por edhe me përmbytjet në disa vende si Venecia.

Sipas parashikimeve, temperaturat pritet të jenë të ulëta dhe reshjet do të jenë të pranishme përgjatë javës që vjen.

E gjithë zona qendrore e Mesdheut, do të jetë më prekura nga temperaturat e ulëta,dëbora në rajonet alpine dhe përmbytjet në zonat më të ulëta. GJithashtu është edhe mundësia e tornadove në Mesdhe, gjatë fundjavës.  E gjithë kjo, si pasojë e një vorbulle polare që është krijuar mbi rajon.