‘Ndodh rrallë’, veprimi i Besit tek ‘Rudina’ habit Xhensilën

1432
0

Aktori Bes Kallaku ishte pasditen e djeshme i ftuar tek emisioni “Rudina”, dhe foli për filmin e tij “Falco” ku tregoi sakrificat që ka bërë për të xhiruar filmin.

Aktori tregoi se i është dashur të rrijë për një kohë të gjatë larg familjes duke bërë që të ndjejë shumë mungesën e vajzës së tij Ajkës.

Gjatë gjithë intervistës Besi ishte tepër serioz dhe një veprim i tillë i aktorit e ka habitur bashkëshorten e tij Xhensilën.

Ajo ka publikuar në Instastory një foto nga emisioni dhe shkruan: “Kaq serioz në një intervistë, e rrallë!”.

Ndërkohë gjatë intervistës Bes Kallaku tregoi se Xhensila e ka ndihmuar shumë gjatë xhirimeve.

“Unë dhe Xhensila jemi të dy kritikët më të mirë të njëri-tjetrit. Xhensila më ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme se ka qëndruar me Ajkën dhe ka qenë përgjegjëse për dy muajt e xhirimeve. Është strapacuar se nuk ka pasur ndihmë, unë isha 12-14 orë në xhirime”, u shpreh aktori.