Virologët italian: Ja c’e pret njerëzimin në të ardhmen. Skenari më i keq është..

813
0

Virologët nga Italia po shpresojne më të mirën për pandeminë e koronavirusit, por megjithate po përgatiten për më të keqen.

Sipas tyre, tani per tani mund të thuhet se virusi është në tërheqje dhe se situata po shkon drejt fundit të valës së parë.

Virologët thonë se është tepër i rëndësishëm menaxhimi për rihapjen bazuar në të dhëna sa më të sakta.

Guido Silvestri, profesor në Universitetin e Atlantës në ShBA, parashikon tre skenarë të mundshëm.

“Skenari më i keq është ai i një virusi që kthehet në periudhën dhjetor-janar, duke na gjetur pa terapi efektive dhe gati për të sulmuar grupe të mëdha të prekshme (d.m.th., jo imunë). Në këtë rast loja do të luhet në nivelin e parandalimit të infeksionit dhe kjo është ajo për të cilën duhet të përgatitemi.

Skenari i ndërmjetëm bazohet në përhapjen e një virusi të patogjenezës së zbutur (zvogëlimi i vdekshmërisë) dhe/ose në praninë e terapive efektive.

Skenari më i mirë është ai i virusit që shuhet dhe nuk kthehet kurrë, që sipas virologut është i pamundur, me një shans për të materializuar më pak se 10%, por që askush nuk mund ta përjashtojë me siguri”