U zhduk pa lënë gjurmë, dalin pamjet e fundit të Kim Jong-ut, detaji qe ngriti dyshimet

1069
0

Me kemishte të bardhë, i qeshur dhe ku duket barku i rrumbullakosur. Kjo besohet se është dalja e fundit publike e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, para se të zhdukej.

Ajo që vihet re është fakti se Kim Jong-Un ka shtuar shumë në peshë dhe sipas teorive të ndryshme, kjo duket se ka ndikuar në përkeqësimin e shëndetit të tij.

Janë gjithmonë e më të shumta, dhe nga burime të ndryshme, zërat se jeta e diktatorit të Kores së Veriut Kim Jong-Un, është në fije të perit, ose ndoshta është tepër vonë.

Sot burimeve të ndryshme u është shtuar për herë të parë edhe një televizion i Hong Kongut, HKSTV, dhe afër pushtetit në Pekin, i cili deklaroi se nga burime thuhet se Kim Jong-un ka ndërruar jetë, në moshën 36-vjeçare.

Ndërkohë, disa media japoneze si Shukan Gendai nuk konfirmojnë vdekjen, por pohojnë se diktatori gjendet në koma pas komplikacioneve të një operacioni në zemër.