Video skandal: Pretendon se është hoxhë, i puth dhe i prek gratë për t’u hequr magjinë

802
0

Emisioni investigativ “Stop” ka transmetuar mbrëmjen e sotme një video skandal ku shfaqet një person i quajtur Fatmir Lloci i cili pretendon se është hoxhë dhe që ushtron aktivitetin në banesën e tij në Tiranë.

Fatmiri pretendon se heq magjinë, syrin, mbron nga xhindët apo shëron problemet shëndetësore.

Në videon e publikuar nga emisioni “Stop” shihet se i vetëquajtur  Hoxhe, duke perfituar nga injoranca e tyre i puth, i përqafon dhe i prek në vende intime gratë dhe vajzat që i shkojnë aty.

Madje në fund gratë marrin një nuskë në arabisht, që nuk ka lidhje fare me arabishten dhe asnjë domethënie.

. Fatmir Lloçi – Ti zemër mërzitesh, acarohesh, mirëpo ti tek leku shtrëngohesh, se ju gjirokastritët kështu jeni. Do vij ndonjë ditë atje dhe të më heqësh lesht mua. T’i fryj një herë këtej unë. Pse po qesh?

Qytetarja 1- Ça, ça është se nuk të kuptova?

. Fatmir Lloçi – Po, pompa. A më the po ti?

Qytetarja 1 – Po!

. Fatmir Lloçi – Pompa të fryftë! E kuptove? Ta përsëris prapë unë, në daç ta shkruaj me shkrim!

Qytetarja 1- Tani e kuptova… këtë ndonjëherë, por shumë shumë pak.

. Fatmir Lloçi – Si gjilpëra.

Qytetarja 1- Eeee…

. Fatmir Lloçi – Unë të them, a të ther si gjilpëra? Ti më thoje po, kam gjilpërë këtu.

Qytetarja 1 – Po ashtu më dhimbte, ja tani, kur ma bëre ti. Ehë qeshte kështu…

. Fatmir Lloçi – Domethënë jo me inate, jo me nerva?

Qytetarja 1- Eeee, jo me inat.

Ndihmësi – Xhaxh, plot ta mbush?

. Fatmir Lloçi – Jo plot, në gjysmë! Boll!

Qytetarja 1- Domethënë si i kapur mat, qeshte kështu. I thashë një herë e një kohë na i dorëzoje lekët, tani s’ka më lekë i thashë.

. Fatmir Lloçi – Qeshi ëëë?

Qytetarja 1- E qeshi kështu qëëë…

. Fatmir Lloçi – (I flet në vesh) Kur do të nevrikoset. A e more vesh?

Qytetarja 1- Eeeee, e mora vesh…

. Fatmir Lloçi – Për mirë flasim ëëëë, për shtëpi.

Qytetarja 1- Po, po!

. Fatmir Lloçi – Siç ka qenë për fëmijët e vet, s’janë të mitë me një fjalë, a më kupton muhabetin?

Qytetarja 1- Po, po!

. Fatmir Lloçi – Janë fëmijët e vet, oj zemër! Po në daç dhe tani hidhe!

Qytetarja 1- Ta hedh dhe tani?

. Fatmir Lloçi – Po tani kur të ikësh për në shtëpi, hidhe!

Qytetarja 1 – Po!

. Fatmir Lloçi – Gocë e keqe!

Qytetarja 1- Ëhë…

. Fatmir Lloçi – Nuk është e vërtetë ëëë? Se është budalla ëëë?

Qytetarja 1- Epo, do flasim.

. Fatmir Lloçi – Mjaft tani! Mjaft! Thuaje një herë mjaft! Si nuk më thërrite një herë për kafe?

Qytetarja 1- Po të duash i shikon vetë këto punët dhe vjen vetë, pa folur unë. Ika pastaj! Hajd mirupafshim se flasim, flasim! Mirupafshim!

Situata me një tjetër qytetare:

Qytetarja 2 – Ç’kemi. Si je ti?

. Fatmir Lloçi – Hë moj shtremçe?!

Qytetarja 2 – Si ke qenë?

. Fatmir Lloçi – Çfarë bëre ti?

Qytetarja 2 – Vajta para disa ditësh në një qokë.

. Fatmir Lloçi – Po?!

Qytetarja 2 – Edhe hëngra një shëndetlie me arra.

. Fatmir Lloçi – Kur ke qenë që ke ngrënë atë?

Qytetarja 2 – U bënë nja 2 javë e gjysmë.

. Fatmir Lloçi – Të është mpirë krahu i majtë?

Qytetarja 2 – Krahu i majtë.

. Fatmir Lloçi – Të është mpirë kështu, si krah.

Qytetarja 2 – Po, po!

. Fatmir Lloçi – Si krah, si, si, si, si…

Qytetarja 2 – Po, edhe më bën miza ndonjëherë.

. Fatmir Lloçi – Je trembur në gjumë?

Qytetarja 2 – Trembem nganjëherë, shoh ndonjë ëndërr të keqe.

. Fatmir Lloçi – Ti më del me probleme, o vajzë!

Qytetarja 2 – Ëë…

. Fatmir Lloçi – Më del me probleme, më del e rënduar, je e mbyllur në vetveten tënde shumë.

Qytetarja 2 – Ëhë.. dhe çfarë mundemi të bëjmë?

Jo në 10 e gjysmë. Jo, 2!

Qytetarja 2 – Oops… Të janë bërë të gjitha njëlloj tani.

. Fatmir Lloçi – Jo, jo, vetëm ty të kam njëlloj.

Qytetarja 2 – Pooo, të gjitha njëlloj të janë bërë.

. Fatmir Lloçi – Ehë… Ah moj bijë me më pas dëgjuar mua, sot do të ishe krajle.

Qytetarja 2 – Po, po!

. Fatmir Lloçi – Mos kujto se jam tallur me ty!

Qytetarja 2 – Nuk je tallur, jo!

. Fatmir Lloçi – Ëhë. Jo një, por 3 apo 4 duke të ngacmuar.

Qytetarja 2 – Poo. Tani?

. Fatmir Lloçi – Më para.

Qytetarja 2 – Prit pra, hë çohu se na more frymën! Çohu pra!

. Fatmir Lloçi – Qelbësirë!

Qytetarja 2 – Unë qelbësirë?

. Fatmir Lloçi – Ngordhalaqe!

Qytetarja 2 – Pse të gjithë kështu i fërkon ti?

. Fatmir Lloçi – Po, ato, që kanë probleme.

Qytetarja 2 – Ato, që kanë probleme ëëë? Ndonjë zog i njomë.

. Fatmir Lloçi – Si puna jote!

Qytetarja 2 – Zog i njomë!

. Fatmir Lloçi – Aty mbaje mendjen ti, mbaje mendjen tek budalliqet!

Qytetarja 2 – Po ka nga ora 11 them unë, 10 e 30, por jo në 9 në pikë të mëngjesit!

. Fatmir Lloçi – Më afro pak se nuk të ha!

Qytetarja 2 – Të afroj mo, të afroj! Por kam hall seee…

. Fatmir Lloçi . – Se çfarë?

Qytetarja 2 – Po seee… të janë bërë të gjitha njëlloj.

. Fatmir Lloçi – Jo, mua nuk më bëhen njëlloj.

Qytetarja 2 – Ashtu ëëë…?

. Fatmir Lloçi – Eh, moj bijë! A e more qiriun, oj ti, cucë? Ma jep pak qiriun tënd! Shko tek dhoma e fundit, hape pak dritaren dhe ndize këtë në dritare!

Qytetarja 2 – Në dritare, po pse jo këtu?

. Fatmir Lloçi – Aty ku me do K***i mua, jo ku të do ty!

Qytetarja 2 – Iiiiiii…

. Fatmir Lloçi – Dëgjove?

Në fund të “seancës”, femrat marrin edhe një nuskë në arabisht, që në fakt as arabisht nuk është, e as nuk ka ndonjë domethënie.

Burimi: tvklan.al