“Video me ambasadorin”, reagon për herë të parë zv. ministrja

1111
0

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko ka reaguar pas lajmeve në disa media “online” ku është folur se ajo është pjesë e një videoje me një ambasador të huaj në Shqipëri për të cilën foli dhe Presidenti.

Kuko shprehet e habitur “nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të nev eritshme” emrin e saj “për hesap të luftës qorre me ambasadorët”.

Disa media dje, ndër to gazeta “Koha Jonë” dhe portali Jeta Osh Qef, kanë postuar lajme ku hedhin dyshime për takimet e shpeshta të zv.ministres Kuko me ambasadorin e BE-së në Shqipëri Luigi Soreca.

“Janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë”, thotë ndër të tjera zv.ministrja.

“Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të nev eritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët! Aludimet mbi foto takimesh publike ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë!” shprehet zv.ministrja Kuko.