Vetë luftonte në spital me Covid-19, por humbi dritën e shpirtit. Gent Zenelaj tregon gjendjen e rënduar shpirtërore

449
0

Gentian Zenelaj është shëruar nga covid, por përballja e tij me virusin nuk ka qenë e lehtë pasi i është dashur ndihma mjekësore në spital për të luftuar me Covid-19 dhe pas 14 ditësh i shtruar për kurim, është negativizuar.

Por ndërkohë që vetë ishte në spital, Genti ka marrë një lajm të hidhur.

I njëjti virus me të cilin ai po luftonte, i ka marrë jetën babait të tij.

“14 ditë luftova me këtë sëmundje të pabesë dhe të poshtër miqtë e mi.sëmundje që më mori njeriun e shtrenjtë😔”, shkruan sot Genti në Instagram, ku flet dhe për gjendjen e tij të rënduar shpirtërore nga humbja e madhe e shkruan për “shpirtin të copëtuar në ditët më të vështira të jetës sime”.

Pak ditë më parë, vetë Genti postoi një foto me të atin, dhe një dedikim prekës, ku njoftonte lajmin e trishtë për vdekjen e babait për shkak të koronavirusit.

“Prindërit nuk vdesin kurrë o Babo..Ata rrojnë brenda qelizave tona.Shpirti yt i butë do jetë në jetën tonë përjetë..Kemi jetuar dhe shijuar cdo moment të jetës tënde me ne o Babo. Ti ke bërë atë çfarë unë jam sot.Kanë kujtime tē mrekullueshme edhe Danieli dhe Aria me ty ..me gjyshin e butë e shokun e lojrave ..E pra kjo nuk eshte lamtumirë o Babo..Ke qene dhe do jesh shoku im më i mirë.Keshilluesi më i duruar..Te dua shumë Babo”, shkruante Genti.