Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka vizituar pasditen e djeshme familjen Prençi, e cila është strehuar në Bathore të Kamzës.
Vizita në familjen e prekur nga tërmeti në Thumanë është transmetuar ‘live’ në Facebook-un e Kryeministrit.
Një ndër gjërat që u ka bërë përshtypje ndjekësve ka qenë veshja e numrit një të Qeverisë. Njëri prej tyre ka shpërndarë një teori konspirative, që sipas tij zgjidh misterin e veshjes.
“Lereni veshjen e Ramës, e ka nga halli se me atë lloj veshje mbulon jelekun antipl.u.mb,”-shkruan komentuesi.