Modeli i ri i shtëpive për të prekurit nga tërmeti. Ja ku do të ndërtohen

11065
0

Në Durrës, Tiranë dhe Laç qeveria shqiptare ka planifikuar ndërtimin e disa lagjeve të reja për të strehuar banorët e pallateve që u klasifikuan te pabanuesme pas tërmetit të 26 nëntorit.

Vendi për ndërtimin e tyrë janë ende në diskutim e sipër, ndërsa u fol në fillim për zonën pranë universitetit të Durrësit, në Kombinat në Tiranë, në zonën e Kasharit, por edhe në qytetin e Laçit.

Megjithatë ende nuk është vendosur përfundimisht vendi për shkak se po punohet për të verifikuar çështjen e pronësisë së tokës në mënyrë që mos ketë problem më pas.

Këto lagje të reja nuk do jenë më grumbull pallatesh shumëkatëshe por me një pamje tërësisht të ndryshme. Top Channel ka mësuar se po mendohet që lagjet e reja të jenë me vileta dy katëshe të ndara në apartamente nga 75 deri në 95 metra katrore.

Ndërtimi i lagjeve të reja të banimit do kenë një pamje tërësisht të ndryshme nga lagjet aktuale të qyteteve me rrugë të ngushta dhe pallate shumëkatëshe pranë e pranë si dhe do kenë të gjithë infrastrukturën e nevojshme, por edhe shumë hapësire dhe sheshe pushimi mes tyre.