Skip to content

Greqia lëkundet sërish nga termeti i fortë

    Edhe pse lëkundjet e tokës janë një fenomen shumë I shpeshte në Krete, lëkundjet e fundit kanë qënë mbi mesataren e zakonshme të koheve te fundit.

    Dy lëkundjet e fundit të regjistruara nmengjesin e sotëm kanë krijuar paksa panik tek qytetaret.

    Lëkundja e parë ka qënë me magnitudë 4.9 e shkallës Rihter 72 km larg zones së njohur Agios Nikolaos, afer brigjeve te Zakros.

    Ky tërmet është regjistruar në orën 05:04 të mëngjesit.

    Pak minuta më vonë  u shënua një tjetër lëkundje e konsiderueshme.

    Fatmirësisht deri tani nuk janë raportuar dëme materiale apo të lënduar.

    Të mërkurën një tjetër lëkundje e konsiderueshme me magnitudë 5.4 sipas shkalles richter u regjistrua në Kretë.