Vendimi i Qeverisë për shtyrjen e afatit te pasaportave, përfitojnë emigrantët shqiptarë në Greqi

973
0

Afati i vlefshmërisë së pasaportave shqiptare, që përfundon brenda vitit 2020, zgjatet deri në datën 31 dhjetor 2020. Këtë vendim e ka marrë në mbledhjen e djeshme Këshilli i Ministrave ku ka miratuar aktin normativ përkatës. Ky vendim vjen pas pezullimit të shërbimit administrativ për shkak të pandemisë COVID-19.

Vendimi do të ndikojë edhe në komunitetin shqiptar në Greqi. Me shtyrjen e lejeve të qëndrimit dhe vërtetimeve për rinovimin e lejes së qëndrimit deri në fund të vitit, nga ministria e Emigracionit të Greqisë, dhe vendimit të djeshëm të Këshillit të Ministrave, çdo shqiptar që jeton në Greqi qe do ti duhet të rinovojë dokumenatat do të ketë lehtësi në të dy vendet.

Ndërkohë që do të marrin fund dhe problemet  e shumta, si në regjistrimin e fëmijëve për vitin e ri shkollor, kërkesat për punë, deklaratat tatimore, transaksione bankare etj të bllokuara nga pamundësia e rinovimit në kohë, për shkak të fluksit të papërballueshëm në 3 konsullatat në Greqi.

Aktualisht në Shqipëri aplikimet për pajisje apo ripajisje me dokumente biometrike, pasaporta ose karta identiteti kryhen online, nëpërmjet portali e-albania.

Të gjithë ato qytetarë të interesuar pasi ndjekin procedurën e aplikimit online, informohen më pas në lidhje me orarin dhe datën e paraqitjes në zyrat e ALEAT për të përfunduar procedurën e aplikimit.

Aplikimi bëhet fillimisht duke zgjedhur opsionin: Aplikim i formularit për lëshim apo rinovim të pasaportës.

Pas shqyrtimit të aplikimit, qytetarët njoftohen me mesazh apo e-mail për konfirmimin ose jo të procedurës së kërkuar ligjore nga ana e policisë. Ndërkohë, procedura thjeshtëzohet më tej në rastin e kërkesave për pajisje me kartë identiteti.

Në rastin e aplikimit  për t’u pajisur me kartë identiteti, qytetarët duhet të rezervojnë takim për tu paraqitur në zyrën përkatëse të ALEAT.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.