“Nuk kanë asnjë lloj shqetësimi” Sizmologu Rrapo Ormeni qeteson shqiptaret dhe zbulon pse u ndje fort tërmeti i sotëm

543
0

Sizmologu i njohur shqiptar Rrapo Ormeni ka treguar për “Panorama Online” se lëkundja e sotme e tërmeti është normale dhe nuk ka arsye për panik.

Sipas tij, fakti që është ndjerë më shumë tërmeti i sotëm, vjen për shkak se ka qenë më i cekët.

“Është një tërmet që ka rënë në veri të Durrësit me një magnitudë 4.2 rihet dhe intensitet me epiqendër mbi 5 ballë. Është një tërmet i asaj serie që vazhdojnë. Nuk është shqetësues, por është pak më i cekët dhe është më i ndjeshëm. Ka qenë një mbrëmë 3.7 rihet, kurse ky është 4.2.

Atë që kanë rënë para, në janar dhe në shkurt kanë qenë me magnitudë deri 4.9 që janë shumë më të mëdhenj. Këto janë normal që ndodhin. Nuk kanë asnjë lloj shqetësimi.

Të kësaj madhësie nuk kanë asnjë problem. Ka një aktivizim, por siç ndodh zakonisht. Pas tërmeteve të forta siç ishte ai i 26 nëntorit vazhdojnë për një periudhë të gjatë, gjashtë muaj ose më shumë dhe herë pas here ka të tilla. Nuk është problem fare”, tha ai.

/shqip