Situatë alarmante nga COVID-19 në vendin tone, rriten shifrat, ministria ben njoftimin e fundit

3341
0

Eshte rënduar edhe më shumë situata e koronavirusit në Shqiperi ku 24 orët e fundit 21 persona humben jeten ne moshen mbi 50 vjec.

Sakaq shumë janë shtuar shtrimet në spitale ku aktualisht gjenden 662 pacientë, 49 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

Materiali i plotë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1028 të vaksinuar, 3805 testime, 804 të shëruar, 952 raste të reja dhe 21 humbje jetë në 24 orët e fundit

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1028 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 13,495 vaksinime.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3805 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 952 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  408 raste në Tiranë, 53 raste në Vlorë, 39 raste në Durrës, 36 raste në Krujë, 28 raste në Fier, Elbasan, Lushnje, 27 raste në Shkodër, 22 raste në Gjirokastër, 21 raste në Korçë, Berat, 20 raste në Kavajë, 19 raste në Kurbin, Tepelenë, 18 raste në Përmet, 16 raste në Kukës, 14 raste në Sarandë, 13 raste në Lezhë, Mat, Gramsh, Kuçovë, 12 raste në Mallakastër, 10 raste në Bulqizë, 9 raste në Kamëz, 8 raste në Devoll, 7 raste Malësi e Madhe, 6 raste në Mirditë, 3 raste në Vorë, Peqin, 2 raste Kolonjë, Memaliaj, Delvinë, Librazhd, Rrogozhinë, Pukë, Has, 1 rast në Maliq, Cërrik, Poliçan, Libohovë, Skrapar, Belsh, Dibër, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Divjakë, Pogradec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 804 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 69,773 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 662 pacientë, 49 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit humbën jetën nga COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kurbini, 2 qytetarë nga Berati, 1 qyetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Erseka, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 50-91 vjeç.

Statistika (28 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore       952 Të shëruar në 24 orë     804 Të shtruar në spitale      662 Humbje jete në 24 orë   21 Testime ditore               3805