Preku mbarë botën me historinë tij, 13-vjeçari merr 10,000 pako me dhurata e kartolina

469
0

13-vjeçari britanik, Rhys Williams preku miliona njerëz në mbarë botën me historinë e tij të dhimbshme.

Adoleshenti ka një sëmundje të rrallë të lëkurës e njohur si bullosa e epidermolizës, ishte dorëzuar totalisht përballë sëmundjes dhe i tha nënës së tij disa fjalë tejet prekëse.

Mes lotësh, ai i tha nënës:
Nënë, kam jetuar mjaftueshëm, po pres një flutur që të vijë e të më marrë lart.”

E prekur nga këto fjalë, nëna e tij, Tanya Williams nga Bolton, bëri një apel në rrjetet sociale që njerëzit t’i dërgojnë djaloshit të saj se ai ka diçka për të luftuar.

Postimi i nënës së tij u shpërnda me shpejtësi jo vetëm nga mediat, por edhe nga qytetarë të shumtë që u sensibilizuan dhe solidarizuan me rastin.

Në vetëm pak ditë, Rhys mori mbi 10 mijë kartolina dhe pako me dhurata të ndryshme.

Nëna e tij filloi të kuptojë se deri ku kishte arritur apeli kur një mëngjes, ajo u telefonua nga pronari i klubit të futbollit të Liverpool, Peter Moore.

Shefi ekzekutiv i kampionëve të Europës i ofroi bileta falas për djalin e saj të çmendur pas Liverpool, pasi lexoi historinë prekëse.

Tanya thotë se djali të saj i është rikthyer sërish buzëqeshja në fytyrë përpara ditëlindjes, falë mirësisë së mijëra njerëzve.

Ajo tha:
Djali im ndihet shumë i lumtur. Ju falenderoj që ia rikthyet besimin e humbur djalit tim. Kam pasur mijëra mesazhe në Facebook, përpiqem t’i përgjigjem secilit. Ndihem tepër mirënjohëse ndaj jush. Të gjitha kartolinat dhe dhuratat janë të këndshm dhe Rhys i ka pëlqyer të gjitha.”

13-vjeçarivuan nga kjo sëmundje e trashëguar që nga lindja.

Burimi: Mirror|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania