Nora hedh pas krave ndarjen nga Roberti, shfaqet duke darkuar me politikanin e njohur (FOTO)

1357
0

Që pas dhënies së lajmit se Nora Istrefi dhe Robert Berisha nuk ishin më bashkë, ata të dy kanë qenë kryefjala e mediave rozë.Kujtojmë këtu se ishte Roberti, ai i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale tregoi se lidhja e tij me Norën kishte marrë fund.

Së fundmi këngëtarja e njohur është shfaqur duke darkuar me një politikan të njohur. Ajo ka postuar një foto të politikanit, Besnik Tahiri në Instastoryn e saj.

Nën shoqërinë e tyre ka qenë edhe këngëtarja Jehona Sopi. Kurse vetëm disa ditë më parë, Nora ishte me pushime me vajzën e saj Renee.

Mesa duket ajo ka vendosur ta hedh pas krave lidhjen 13 vjeçare me Robertin duke pushuar e duke dalë me miqtë e saj.