Zbulohet kompania dhe vendi i origjines se vaksinës që erdhi në Shqipëri

97
0

Dozat e vaksinës që erdhën në Shqipëri dje, janë prodhuar nga kompania Pfizer në Gjermani. Këtë e dëshmojnë dokumentet e zhdoganimit në Rinas. Vendi i cili ia ka dhuruar Shqipërisë këto doza mbetet ende mister

Kryeministri Rama pohoi dje se vaksinat ishin të Pfizerit por nuk tregoi as ku ishin prodhuar dhe as kush ishte shteti i cili ia kishte dhuruar Shqipërisë 975 dozat e vaksinës. Mirëpo, News 24 ka arritur të sigurojë dokumentet që tregojnë se vaksina është pikërisht e Pfizer dhe është prodhuar në Gjermani.

Gjithashtu, në dokumente specifikohet se aget, shiringat dhe substancat e tjera shoqëruese janë dërguar nga Italia. Vaksina e prodhuar nga “PFIZER BioNTECH MANUFACTURING GMBH, GERMANY”, thuhet se është tërhequr dorazi në Rinas nga pala shqiptare.

Gjithsej, në Tiranë ka ardhur nga Gjermania 1 pako me vaksina, me 195 flakonë, të cilët përmbajnë nga 5 doza secili. Në total, janë 975 doza vaksine. Vendi i cili ia ka dhuruar Shqipërisë këto doza mbetet ende mister.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.