Vëllai i Rezartës hedh akuza: Çfarë na tha motra kur e telefonuam një natë para.. Amaneti i saj..

1260
0

Në një telefonatë një natë përpara se të ndahej nga jeta, e reja Rezarta Xibrraku i tha njerëzve të familjes së saj : “Mos u mërzisni se ndihem shumë mirë! Mos qani për mua!”

Rezarta u gjet pothuajse pa shenja jete në shtratin e dyshes, ndërsa bashkëshorti, Olsi Hajdari gjendej në gjëndje të rë ndë.

Familjarët e saj, kanë dyshime se bija e tyre mund të jetë hel muar për arsye që as ata vetë nuk dinë t’i tregojnë.

Vëllai i vajzës, pretendon se motrën nuk e ka bërë vete atë veprim dhe njëkohësisht kërkon daljen në dritë të së vërtetës.

Intervista e plotë nga gazeta shqip:

Reshit, si e morët vesh lajmin për vdekjen e motrës?

Mëngjesin e së premtes, na morën në telefon të afërmit e Olsit dhe na thanë se Rezarta ishte shtruar në spitalin e Librazhdit. Kur shkuam atje, morëm vesh se kishte ndërruar jetë.

Nga se kishte vdekur?

Të afërmit e dhëndrit na thanë se janë helmuar me mangall, por ne nuk e besojmë një gjë të tillë. Kemi dyshime që i kanë hel muar. Njeriu nuk mund të ikë aq lehtë nga mangalli.

Ju dyshoni se bëhet fjalë për krim dhe jo për ngjarje aksidentale?

Kemi dyshime se dikush nga të afërmit e Olsit mund t’i ketë hel muar nga zilia. Ata të dy e donin shumë njëri-tjetrin. Janë martuar me dashuri dhe dukeshin shumë të lumtur. Ende nuk e kemi marrë veten nga ajo që ka ngjarë, por ne si familje do të bëjmë hetimet tona. Ndër të tjera, po presim që të vijë edhe ekspertiza mjeko-ligjore. Aty do të gjendet e vërteta.

Kur keni folur për herë të fundit me motrën?

Folëm në telefon mbrëmjen e së enjtes, pra një natë përpara ngjarjes dhe e pyetëm se si ndihej në familjen e re. Ajo dukej mirë. Na tha që të mos e kishim merak dhe që të mos qanim për atë. Kishte vetëm pak ditë që ishte martuar dhe dukej e lumtur.

Dyshuat për ndonjë gjë atë natë?

Jo, nuk dyshuam, ndonëse nga zëri kishte diçka që nuk shkonte me të.

A mund të ketë qenë ky ndoshta një amanet për juve?

Ndoshta po.