Tërmeti pas mesnate nuk ishte 4.5 ballë por zgjati… Flet sizmologu shqiptar

2270
0

Sizmologu i njohur Llambro Duni ka qetësuar ditën e sotme shqiptarët duke thënë në një intervistë për Ora News se tërmeti i mbrëmjes së të shtunës ishte paslëkundje dhe s’ka vend për tu shqetësuar.

“Bëhet fjalë për paslëkundje, e kemi thënë që do të vijojnë, s’ka arsye për p.anik,”- shtoi Duni.

Mirëpo më tej sqaroi se paslëkundja nuk ishte 4.5 e shkallës rihter, siç u raportua nga Qendra Sizmiologjike EMSC, por ishte 4.0 e shkallës rihter sipas magnitudës lokale.

Ndërsa shtoi edhe se kohëzgjatja e lëkundjes së mbrëmshme ka qenë 5 sekonda.

“Faqja që raportoi magniutdën 4.5 nuk e ka matur sipas magnitudës lokale, por me të tjera njësi matëse,”– tha ai