Velipojë/ Shikoni çfarë bëjnë pushuesit në hotelin ku ndodhi ngjarja e mbremshme

1194
0

Pas konfliktit mes pronarëve të dy hoteleve duket se ka ndikuar menjëherë tek pushuesit, të paktën të dy bizneseve që u përfshinë në ngjarje.

Disa prej tyre janë larguar mëngjesin e sotëm, teksa kanë pohuar se i kanë dëgjuar kri smat natën e kaluar. Ata thonë se nuk i kanë përfunduar pushimet, por se do të ndërrojnë hotelin.

“Pushimet nuk i kemi përfunduar, prej këtu do dilnim nesër, mirëpo ndodhi kjo ngjarje dhe tani po largohemi.

Nuk dimë asgjë, vetëm kur u zgjuam nga gjumi. Kri smat janë dëgjuar nga ora 12 e 20.  Po e ndërrojmë hotelin. Do shkojmë në hotel tjetër,” thonë pushuesit.

Ndersa njëri prej tyre ka treguar atë çfarë ka parë dhe dëgjuar nga nata e mbrëmshme. Ai thotë se ka pasur shumë të shtëna dhe ndihet i fri kësuar.

“Po largohem tani, nuk rrihet, ne kemi ardhur për qejf. Ka pasur kris ma tërë natën, kam ardhur nga Kosova nga Podujeva”, ka thënë një pushues.