Del parashikimi i fundit per motin deri në 7 korrik, sinoptikania tregon rrezikun që kanoset vendit tone

1209
0

Një ulje e lehte e temperaturave eshte vene re gjate dy diteve te fundit, e cila do të vijojë edhe diten e sotme.

Sinoptikania Lajda Porja thote se për shkak të lagështisë në ajër ndihet edhe i nxehti.

Sipas saj, deri më 6-7 korrik do të kemi një mot të qëndrueshëm, ndërsa nuk përjashtoi shifrat lokal në zonat veriore dhe verilindore apo dhe breshëri. Sinoptikania nënvizoi faktin se me forcimin e erës rritet edhe rreziku për favorizimin e zjarreve.

“Tërheqja është graduale, por temperaturat e ajrit kanë rënë goxha në mëngjes. Në shumë zona gjatë natës ishte 30 gradë. Para dy ditesh u shënua 42 gradë në qarkun e Beratit. Në disa zona do të shkojë edhe 34-36 gradë celsius. Në një pjesë të mirë të qyteteve ndihet goxha i nxehti për shkak të lagështisë së ajrit.

Është ndjerë një forcim ere. Por me fuqizimin e erës, rritet dhe rreziku i zjarreve në pyje. Dita e diel në veriperëndim zona e Velipojës do të jetë 32-33 gradë, ndërsa Gjiri i Lalëzit do të jetë 34 gradë, dhe Vlora po ashtu. Në Sarandë dhe Ksamil do jenë deri në 36 gradë.

Do të presim ulje në ditët e para të korrikut. Reshjet do të shfaqen në zonat e izoluara, Veri-Verilindje të vendit. Nuk përjashtohet mundësia e breshrit. Deri në datën 6-7 korrik do të kemi një mot të qëndrueshëm”, tha Porja.