“Vazhdoni bosa, do ta paguani me qimet e kokës”, Rama paralajmeron biznesmenët

543
0

Teksa vijon pushimet në Dhërmi, kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur ditën duke paralajmëruar biznesmenët.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë ka deklaruar se nuk do të tolerohet asnjë biznes që shkel ligjin.

Ai ka paralajmëruar të gjithë biznesmenët se kushdo që luan me shtetin e me konsumatorin do ta pësojë. “Vazhdoni bosa vazhdoni, luani si miu me macen me shtetin e me konsumatorin, se do ta paguani me qimet e kokës këtë lojë”, shkruan ai.

Postimi i plotë i kryeministrit:

KOKA BEN KOKA PESON dhe nuk thotë kot populli, TAHMAJA E MADHE TE LE PA GJE. Vazhdoni bosa vazhdoni, luani si miu me macen me shtetin e me konsumatorin, se do ta paguani me qimet e kokës këtë lojë; kush më shpejt e kush më vonë, o do futet në Rreshtin e Ligjit dhe s’do prekë lekët e popullit që ka brenda kuponi për çerdhe, kopshte, shkolla, ambulanca, spitale, O DO MBETET ME GISHT NE GOJE 
#ZeroTolerancëpër këdo që fut duart në xhepat e njerëzve sa majtas e sa djathtas dhe prek arkën e shtetit.